MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Leku ndal rënien ndaj euros

04.09.2018 - 13:19

Të martën leku ka arritur të frenojë rënien në kursin e këmbimit me euron. Monedha europiane u këmbye pothuajse në të njëjtat vlera me ditën e djeshme, me 126.39 lekë. Në ditët e fundit të gushtit, euro nisi të forcohet gradualisht, për shkak të pakësimit të flukseve hyrëse, tipike të sezonit veror. Kjo tendencë për mbiçmim të euros mund të ketë shtyrë Bankën e Shqipërisë të ulë blerjet e monedhës në tregun valutor, për të ruajtur stabilitetin e kursit pranë nivelit 126 lekë, ku është stacionuar prej afro tre muajsh.

Të martën, leku humbi më tej pikë në kursin e këmbimit me dollarin amerikan, që u këmbye me 109.22 lekë. Nga ana tjetër, paundi britanik u zhvlerësua për të dytë ditë radhazi dhe ra në vlerën e 140.01 lekëve. Lëvizjet pasqyrojnë tendencën e këtyre monedhave në tregjet ndërkombëtare dhe kryesisht kursin e tyre me euron.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN