MENU
klinika

Letra në komunizëm

Ti aty në burg je njëqind herë ma mirë se unë!

30.09.2018 - 16:56

Gjatë komunizmit Dom Simon Jubani bëri dhjetra vjet burg. Bashkë me të ishte edhe një burrë i cili vuante dënimin në burgun famëkeq të Burrelit, mik dhe ndarës i së njëjtës birucë me Dom Simonin, kremtuesin e të parës meshë publike pas dekadash ateizmi.

Në librin e tij “Burgjet e Mia”, Jubani tregon një episod shumë interesant që lidhet me të burgosurin e përmendur më lart.

Dom Simon Jubani

Një ditë atë e thërrasin në zyrën e postës së burgut dhe i thonë se i kishte ardhur një letër. Shumë i lumtur, ai merr letrën dhe shkon në birucë ku e hap dhe e lexon pranë shokëve të tij. Ishte një letër që ia kishte sjellë e shoqja.

Ti je njëqind herë ma mirë se unë, aty në burg, sepse ata 600 gram bukë plot me dhè, guraleca e mbeturina të tjera, që ty të bien në skjep [sqep, përdoret shpesh në zonën e Shkodrës për të zëvëndësuar “gojë” në mënyrë satirike] pa pare, mue më duhet me i fitue tue punue si shaka në shi e në diell, tue më shkue djersa për lug të shpinës. Ti pushon gjithë ditën aty në birucë, ndërsa unë kam mall për një ditë pushimi, sepse edhe n’e dile na e marrin shpirtin me punë angarie e me konferenca pa fund.

Kjo letër, me sa duket, i dha shpresë gjithë të burgosurve të tjerë, përfshirë edhe Dom Simonin, pasi, sikurse ai vetë shprehet, gjithnjë gardianët e burgut bënin të njëjtin presion:

Sillu mirë, se për ndryshej ta dërgoj familjen prej kooperative në kamp të përqëndrimit e në se vijon me u sjellë keq, edhe në birucë të burgut!

Sipas Dom Simonit, Letra e katundares prej Bushati tregonte se kjo shkallë të çonte si në Parriz, aty ku kishin mrritë prej kohe.

 

/Andreas Dushi

Padashtas serbët e marrin si të tyre...

Skënderbeu, të cilin ne shqiptarët nuk po duam!

Sesioni i Kongresit që do të mbahet mend në histori

Lyndon Johnson dhe lufta e tij ndaj varfërisë

Rapsoditë tradicionale dhe serenatat e hershme

“Vjeshe Popullore”, sekretet në vargjet e këngëve arbëreshe

"Do të luftonte përhapjen e murtajës së gjuhës"

Ilaçi i këtyre ditëve – një letërsi e mirë