MENU
klinika

Letërsia Italiane

Librat e Elena Ferrantes kthehen në serial televiziv

22.09.2018 - 14:22

HBO dhe televizioni shtetëror italian Rai janë bashkuar në “My Brilliant Friend”, serialin dramatik të bazuar në katër “romanet napolitan” të shkruar nga autorja italiane Elena Ferrante, librat e së cilës kanë lexues të rregullt anembanë globit.

Në regji do të jetë regjisori italian Saverio Costanzo. Jennifer Schuur do të jetë në rolin e producentit për realizimin e “My Brilliant Friend”. FremantleMedia Intl. do të jetë shtëpia kinematografike që do të ketë prviligjin e distribuimit të filmit.

Costanzo thotë se saga e mrekullueshme e Elena Ferrantes është “një shkrirje e letërsisë me kinematografinë” dhe këmbëngul, se do përpiqet të dalë sa më pak nga subjekti i librit”. “Personazhet e Ferrantes vijnë të gjallë”, thotë ai. “Kjo ma bën më të lehtë punën për të realizuar një version kinematografik”

Seriali parashikohet të ketë 32 episode. HBO është duke përgatitur sezonin e parë i cili do të ketë 8 seri me premierën e serialit në nëntor.

“My Brilliant Friend” tregon historinë e gruas së moshuar Elena Greco, e cila, pasi mikesha e saj më e mirë, Lila, zhduket pa lënë gjurmë, fillon të shkruajë historinë e miqësisë së tyre 60-vjeçare. Ajo fillon që nga vitet 1950 në rrugët e Napolit, që transformohen, paralelisht me evoluimin e marrëdhënies së dy mikeshave.

“Ky është një projekt ambicioz që kënaq shumë nga synimet tona”, thotë drejtori i Rai, Antonio Campo Dall’Orto. “Përpjekja për t’i sjell publikut cilësinë dhe vlerat kulturore është një risi”.

Regjisori Costanzo është entuziast për projektin më shumë se kushdo. “Ata janë personazhe ku secili mund ta gjejë veten edhe pse mund të mos jetë italian,” thotë Costanzo. “Ferrante tregon në mënyrë mahnitëse për personazhet, deri në detaj, ku mund të vihet re qartësisht dëshira e personazheve për të mësuar dhe emancipuar veten e tyre.”

Costanzo tregon se për të është: “sikur po bëj një film të madh. Për mua dallimi midis serialeve televiziv dhe kinematografisë tradicionale është i komplikuar dhe delikat; për të më tepër që serialet e sotme televizive janë kinematografike. ”

Për Ferranten, Costanzo thotë: “Unë jam mes atyre që nuk jam i interesuar se kush është Elena Ferrante në të vërtetë. Unë jam i interesuar për realitetin letrar që ajo sjell në librat e saj dhe jo realitetin e saj njerëzor”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


T'i maskojmë apo t'i rrëfejmë ndjenjat tona?

Elena Ferrante: Mikesha ziliqare

“Di mjaftueshëm sa ta sqaroj veten”

Elena Ferrante: “Çfarë më mbajti larg terapisë?”


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët