MENU
klinika

Letërsia Moderne

Librat më të mirë që trajtojnë martesat moderne

27.09.2018 - 12:07

Që kur Nora e Ibsenit u largua nga “shtëpia e kukullës”, letërsia ka vënë në pikëpyetje martesën dhe familjen patriarkale. Shumë nga romanet, dramat dhe filmat më të mëdhenj, janë rrotulluar rreth femrave që kërkojnë t’u arratisen martesave të imponuara. Çmimi për heroinat e shekullit të 19-të, nga Anna Karenina deri te Emma Bovary, ishte vdekja: por ndërsa feminizmi u përhap gjerësisht në shekullin e 20-të narrativa ka ndryshuar.

Në ditët tona, është e thjeshtë se bashkëshorti që nuk “sillet mirë” ta pësojë. Filmi që u shfaq së fundmi në kinematë botërore, The Wife, flet për jetën e një gruaje e cila përpiqet të shpëtojë martesën me një shkrimtar të famshëm e të pamoralshëm, i cili e tradhtonte. Megjithatë ajo sakrifikon gjith çka të vetën për mos të penguar të shoqin në karrierën e tij në letërsi, derisa ai kalon çdo cak.

Martesat kontraverse mes shkrimtarësh do të jenë gjithmonë të përjetshme në misterin e tyre, por ç’duhet të themi për çiftet e zakonshme? Në romanet e viteve 1960 deri në fillim të viteve 80, nga The War Between the Tates e shkrimtarit Alison Lurie e deri tek The Life and Loves of a She-Devil i shkruar nga Fay Weldon, na shfaqet një lloj tjetër bashkëshorteje. Ajo e konsumon hakmarrjen e saj në ndryshimin thelbësor të vetes, përpiqet të komunikojë, të kuptojë problemin, ndoshta dhe të falë.

Një nga romanet më të mirë në lidhje me këtë lloj të ri bashkëshorteje është shkruar nga Elizabeth Jenkins. The Tortoise and the Hare konsiston në martesën mes një gruaje të bukur, por me një natyrë pasive, e cila kupton se burri i saj po bie në dashuri me fqinjën, një grua e fortë, e pasur dhe pa komplekse. Përsosja e toneve artistike dhe prozës gërshetohet me një mprehtësi të veçantë në trajtimin e problemit.

Në të njëjtën linjë është dhe romani “Days of Abandonment” i shkruar nga Elena Ferrante. Olga, është braktisur nga burri i saj prej 15 vjetësh dhe ajo përballet me depresionin e saj të brendshëm, dy fëmijë të vegjël për të rritur dhe një qen që e mbante në shtëpi. Peripecitë në cilat Olga kalon janë të rënda, por ajo do ta gjejë shpresën ku të kapet dhe do fillojë t’i krijojë vetes mundësinë për ta rindërtuar jetën e saj.

Gone Girl i shkruar nga Gillian Flynn është një tjetër roman i cili nuk duhet humbur. Trilleri në tregim, në fakt ngre në kult detyrimin se në martesë të dy partnerët duhet ta duan njëri-tjetrin me të mirat dhe të këqijat e tyre e jo ta shkatërrojnë atë duke zgjedhur rrugën më të shkurtër.

The Cost of Living nga Deborah Levy flet për gratë të cilat i dorëzohen fatit të tyre, vendosin një maskë dhe përpiqen vetëm të përshtaten derisa gjithçka mund të shkatërrohet. E çuditshme apo jo?!
Ada Calhoun ka shkruar librin “Wedding Toasts I’ll Never Give” i cili është një manual se si marrëdhëniet mos të shkojnë në divorc.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN