MENU
klinika

Masa e Sigurisë

Lihen në burg tre anëtarë të grupit Bajri

25.09.2018 - 12:59

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 anëtarët e bandës “Bajri”.

Gjatë ditës së djeshme u dha vendimi për 6 nga 11 të arrestuarit e këtij grupi. Gjykata ka dhënë arrest me burg edhe për Safet Bajrin për “armëmbajtje pa leje”.

Ditën e djeshme është dhënë vendimi i masës së sigurisë për 6 anëtarë të grupit “Bajri” në Gjjykatën e Krimeve të Rënda, ndërkohë që sot pritet të jepet vendimi për 3 anëtarët e tjerë të arrestuar në Shkodër dhe në Tiranë, Ismet Idrizit, Denis Brajoviçit dhe Klaudio Hoxhalliut.

Operacioni i përbashkët i policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u zhvillua pas muajsh të tërë hetimesh, u shtri në Tiranë e Shkodër, por edhe jashtë kufijve në Roterdam dhe Holandë. Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në sajë të aksionit ‘Oaz’.

Në Roterdam, Holandë janë arrestuar Behar Brajoviç, (Bajri) dhe Samet Halluni.
Truri i bandës konsiderohet Enver Bajri, i cili është ende në kërkim. Dyshohet se 45-vjeçari fshihet në Belgjikë.

Aksioni policor u shtri në disa qytete të vendi si në Tiranë, Shkodër, por edhe jashtë kufijve. Roterdam dhe Holandë. Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në sajë të aksionit ‘Oaz’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD