7 mjekët, ish drejtuesit dhe punonjësit e spitalit rajonal të Shkodrës, të arrestuar pak ditë me parë nën akuzen e “shpërdorimit të detyrës” janë lënë të lirë nga gjykata e Shkodrës.
Në seancen gjyqësore që i zhvillua këtë të shtunë, pa pranine e mediave, pala mbrojtese kërkoi lirimin e të arrestuarve, ku sipas tyre akuzat janë të pabazuara dhe mjeket nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me tenderimet.
Në këto kushte, gjykata e Shkodrës liroi 7 të ndaluarit e spitalit të Shkodrës ku ndaj tyre u dhanë masa të lehta sigurie, jo arrest me burg. Ndaj kardiologut Luan Dragusha, gjykata vëndosi masën e sigurisë “Liri pa kushte” ndërsa për të tjerët u dha liri kundrejt garancisë pasurore.
Ndërkohë për ishin drejtorin e spitalit, Përparim Çela, i cili në përiudhen që u bë abuzimi ishte në drejtimin e spitalit, gjykata vendosi që perveç lirimit me garanci pasurore ta pezullojë nga ushtrimi i detyrave administrative në spital. Ndërkohë Edi Smajli dhe Dhurata Uruçi vijojnë ende të jënë të shpallur në kërkim dhe pas arrestimit të tyre, ata do të dalin në gjyq.
Nga këto arrestime, në spitalin rajonal të Shkodrës pritet të ketë largime në rradhet e mjekeve. Kujtojmë se mjeku Luan Dragusha, është i arsimuar dhe specializuar në Amerikë dhe arrestimi i tij solli mjaft reagime të pacientëve. Gjatë këtyre ditëve në spitalin e Shkodres, janë pezulluar 6 ndërhyrje kirurgjikale në zemër në repartin e hemodinamikës.
K.Zh