MENU
klinika

Moto GP

Lorenzo i pakapshëm, Ducati niset i pari

08.09.2018 - 17:13

Jorge Lorenzo ka dominuar provat kualifikuese të Çmimit të Madh të San Marinos dhe ka siguruar “pole position” e dytë radhazi pas asaj në Silverstone. Spanjolli i Ducati-t ka shkatërruar kundërshtarët e tij në Q2, duke e mbyllur me kohën 1’31″629 dhe duke mbajtur mbrapa Ducati Pramac të Miller dhe Yamaha-n e Vinales.

Dovizioso, shoku i skuadrës i Lorenzo-s, do ta nisë nga radha e dytë para Marquez (ka rënë gjatë provave) dhe Crutchlow. Ka zhgënjyer Valentino Rossi, i cili ka patur kohën e shtatë më të mirë dhe do ta nisë garën nga radha e tretë.

lorenzo moto gp
lorenzo moto gp

Vazhdon kështu momenti i artë i Ducati-t, ashtu si muaji i mjaltit mes Desmosedici dhe Lorenzo-s, që do të mbarojë në fund të këtij sezoni. Spanjolli ka siguruar “pole position” që në tentativën e parë, teksa asnjë tjetër nuk ka arritur t’i afrohet kohës së tij, që ka qenë edhe një rekord në cirkuitin italian.

Jorge është bërë edhe piloti i parë që ka kthyer në të “Kuqe” para të gjithëve në Çmimin e Madh të San Marinos dhjetë vite pasi një gjë të tillë e kishte bërë Stoner (2008).