MENU
klinika

Sipërfaqet e prekura

Lushnje/ Digjen kodrat me ullinj, era përhap flakët

26.09.2018 - 09:54

Pas zjarrit në Delvinë, në Finiq, edhe Lushnja është përfshirë ditën e sotme nga flakët.

Zjarri mësohet të ketë rënë në sipërfaqen rretth Kodrave të Allprenajve, mëngjesin e sotëm.

zjarr konica.al
zjarr konica.al

Bëhet me dije se zjarri ka përfshirë kodrat me ullishte, si dhe flakët po përhapen me shpejti pasi favorizohen dhe nga era e fortë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit që po punojnë për eliminimin e flakëve.