MENU
klinika

Gërmimet arkeologjike

Lushnjë/ Zbulohet një qytet antik

21.09.2018 - 19:52

I zbuluar disa dekada më parë, një qytet antik në kodrinën e fshatit Babunjë të Lushnjës, është duke u eksploruar vitet e fundit. Fondi i Institutit Arkeologjik shqiptar e ka përfshirë këtë vendndodhje që prej viteve ’80.

Një ekspeditë e formuar me arkeologë shqiptarë, në bashkëpunim me studentë dhe arkeologë nga Universiteti i Berlinit, kanë nxjerrë në dritë fakte të reja për këtë vendbanim.

Arkeologu Eduard Shehi tregon se gjatë gërmimeve është zbuluar muri i fortifikimit, i cili është pothuaj deri në tre metër thellësi, i krijuar me gurë të përmasave të mëdha, si dhe pjesë të një banese në majën e kodrinës.

Ky është vetëm hapi i parë i zbulimit të këtij qyteti, i cili mendohet të jetë braktisur befasisht nga banorët. Megjithatë ekziston edhe teza, sipas provave historike, për shfarosje së popullsisë së zonës pas luftërave iliro-romake.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!