MENU
klinika

Khaled Hosseini në shqip

“Lutje detit”, një libër për tragjedinë e refugjatëve

23.09.2018 - 12:43

Dëshpërim i paimagjinueshëm, – borxhi i Khaled Hosseinit ndaj djalit sirian Alan Kurdi.

“Unë vazhdova të përpiqesha të kuptoj dhimbjen që babai i tij duhej të duronte çdo herë që shihte fotot e djalit të tij të shtrirë në atë plazh të Turqisë.” – Khaled Hosseini

Për librin:

Libri “Lutje detit” është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë.

Ky libër i autorit bestseller ndërkombëtar Khaled Hosseini është një përgjigje e qartë ndaj krizës së refugjatëve sirianë, frymëzuar nga imazhi që tronditi botën i Alan Kurdit 3-vjeçar, që u gjet i mbytur, pa, jetë në një nga plazhet e Turqisë.

Shkruar në formën e një letre, “Lutje detit” është një reagim i babait, ndërsa shikon djalin e tij në gjumë, në udhëtimin e rrezikshëm nëpër det, që shtrihet përpara tyre. Është gjithashtu një pasqyrë e jetës së tyre në Homs, Siri, para luftës dhe e shndërrimit të shpejtë të atij qyteti nga një vend i qetë në një zonë vdekjeprurëse lufte. Libri është realizuar në bashkëpunim me UNHCR-në, Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe fillimisht është promovuar si film virtual i Guardian-it në shtatorin vitit të kaluar.

Ky tregim poetik i rrëfyer me shumë intensitet, në përkujtim të përvjetorit të tretë të vdekjes së Alan Kurdit 3-vjeçar, trupi i pajetë i të cilit u gjet në një breg të Turqisë në shtator të vitit 2015 e duke shkaktuar zemërim në mbarë botën, hapet me përshkrimin e një plazhi të ndriçuar nga drita e hënës, ku një baba mban në krahë të birin që fle, teksa presin zbardhjen e agimit dhe mbërritjen e varkës.

Libri “Lutje Detit” botohet njëkohshësisht si në SHBA, ashtu dhe në Shqipëri. Në shqip libri më i fundit i Khaled Hosseini vjen i përkthyer në shqip nga Oriana Tamburi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit