MENU
klinika

Aksidenti në Medellin

Makina përplas kryesuesin e Maratonës

18.09.2018 - 15:30

Po garonte i qetë, por kur dukej se gjithçka përfundoi më së miri në “Medellin Floëers Marathon”, gara e gjysmë-maratonës e zhvilluar në qytetin kolumbian të Medellin, lideri i kësaj gare është përplasur me një makinë 1.5 kilometra larg finishit.

Ai ndodhet i shtruar në spital me plagë të shumta dhe jashtë rrezikut për jetën, por një person tjetër ka ndërruar jetë gjatë kohës që garonte, për shkak të infarktit. Ndërsa një person i tretë ka përsuar një ictus, por për të nuk ka një informacion në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas medieve lokale, atleti kenian Joseph Kiprono, fitues i kësaj gare edhe një vit më parë, ishte në krye të maratonës kur u përplas nga një makinë, që theu një bllokim rrugor që ishte vendosur nga policia. Atletit iu dha menjëherë në vendngjarje ndihma e parë dhe më pas 30-vjeçari u transportua në spital me dëmtime të shumta në trup.

Alzate mbërriti në spital pa shenja jete, edhe pse iu dha ndihma e parë. Mjekët tentuan ta risillnin në jetë për 45 minuta, por pacienti nuk reagoi. Kjo maratonë, pas incidentit që pati Kiprono, u fitua nga një tjetër atlet kenian, Daniel Muindi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmirësohet me mbi 1 minutë

Thyhet në Berlin rekordi i Maratonës