Taylor Swift ka qenë vazhdimisht nën kërcënimin e fansave maniak, por situata është bërë shumë kritike dhe alarmante së fundmi.
26-vjeçari, Eric Swarbrick, i cili ka dy vite që kërcënon vazhdimisht këngëtaren, ka deklaruar: “Unë dua të përdhunoj Taylor Swift. Kjo është arsyeja pse e urrej Taylor … Kështu unë e di që jam shpirti i saj binjak”.
Swift bëri denoncim ndaj kërcënuesit, i cili ka që nga viti 2016 që i dërgon letra. Ndaj tij u vendos urdhër kufizues. Por pavarësisht kësaj ai vazhdon të shprehet se do ta vrasë atë dhe nuk ka asgjë që ligji apo avokatët e Taylor mund ta ndalojnë.
Avokatët e këngëtares besojnë se Swarbrick është një shqetësim i vërtetë.
Gjyqtarët kanë urdhëruar Swarbrick të ndërpresë kontaktimin me yllin e popit dhe nuk lejohet të shkojë pranë pronës së saj.
Taylor herë pas herë ka qenë pjesë e situatave dhe kanosjeve të tilla. Vetëm muajin e kaluar një person i maskuar u përpoq të hynte në shtëpinë e saj i armatosur. I dyshuari, Julius Alexander Sandrock, u arrestua dhe deklaroi se kishte udhëtuar në disa shtete vetëm e vetëm që të takonte yllin botëror, e cila gjatë kohës së incidentit nuk ndodhej në shtëpi.
Ngjarje aspak të këndshme këto nga Taylor, nga e cila do të na mjaftojnë lajmet mbi hitet e saj të fundit apo mbi shkëlqimin e saj nëpër turne.