MENU
klinika

Merkel në Shkup

“Maqedonasit duhet ta pranojnë marrëveshjen e emrit”

09.09.2018 - 11:06

Kancelarja gjermane Angela Merkel u kërkoi maqedonasve të përqafojnë një marrëveshje me Greqinë mbi emrin e vendit , me qëllim sigurimin e anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Maqedonia ka vendosur datën 30 shtator për referendumin për ofertat e anëtarësimit dhe marrëveshjen e saj me Greqinë për të ndryshuar emrin e saj në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev në Shkup të shtunën, Merkel tha se çështjet ishin “të lidhura shumë ngushtë”.

“Pa një zgjidhje për çështjen e emrit, dy gjërat e tjera nuk mund të ndodhin” u tha ajo gazetarëve.

Në qershor, NATO e ftoi Maqedoninë për të filluar bisedimet e pranimit me aleancën, por tha se do të duhet të ndryshojë kushtetutën e saj dhe të miratojë së pari emrin e ri.

BE ka thënë gjithashtu se do të caktojë një datë për bisedimet e pranimit në Maqedoni në pritje të zbatimit të marrëveshjes së emrit.

Greqia, një anëtare e NATO-s dhe BE-së, ka refuzuar të pranojë emrin e vendit ballkanik, duke thënë se kjo nënkupton pretendime territoriale në krahinën greke të Maqedonisë dhe përbën një përvetësim të qytetërimit të tij të lashtë.

Qeveria e Zaev, e zgjedhur në 2017, nxiti një marrëveshje me Greqinë dhe të dy palët ranë dakord mbi emrin e ri në qershor.

Nacionalistët maqedonas, duke përfshirë presidentin Gjorge Ivanov, kundërshtojnë marrëveshjen megjithatë, duke thënë se është kundër kushtetutës.

Zaev tha se vizita e Merkel i dërgoi “një mesazh dhe inkurajim të fortë” qytetarëve përpara referendumit për të vendosur të ardhmen e tyre.

“E ardhmja mund të jetë, me një rezultat të suksesshëm të referendumit, se ju jeni të dy anëtarë të NATO-s si dhe i përkisni familjes së shteteve të BE”, tha Merkel.

Qeveria e Zaev ka nevojë për një shumicë prej dy të tretash në parlament për të zbatuar ndryshimet kushtetuese. Nëse marrëveshja me Greqinë refuzohet në referendum, do të ishte më e vështirë për qeverinë që të fitonte këtë shumicë.

Sipas sondazheve të fundit të opinionit, më shumë se 50 përqind e njerëzve ka të ngjarë të votojnë, me shumicën që mbështet ofertat e anëtarësimit dhe marrëveshja e emrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN