MENU
klinika

Nxitëse e Marrëveshjes së Prespës

Maqedonia dhe Greqia, komitet të përbashkët për çështje historike

10.09.2018 - 20:42

Formohet Komiteti i përbashkët interdisiplinar i ekspertëve (KPIE) për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Në përbërjen e Komitetit të Përbashkët, pala e maqedonase ka shtatë anëtarë, në krye me ambasadorin e Maqedonisë në Greqi, Viktor Gaber.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë njoftoi sot që ky komitet është formuar konform me marrëveshjen përfundimtare mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, e quajtur si Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar më 17 qershor të këtij viti.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN