MENU
klinika

Të vrapojmë me ritmin e qytetit

Maratona e Tiranës, vrap dhe turizëm në kryeqytet

14.09.2018 - 11:45

Në tetor, kryeqyteti shqiptar bëhet gati të presë 2500 garues të moshave të ndryshme nga e gjithë bota për Maratonën e Tiranës e cila këtë vit organizohet për të tretin vit radhazi.

Sivjet, dy prej itinerareve të rinj janë aprovuar edhe nga Federata Botërore e Atletikës, çka i jep këtij evenimenti karakter ndërkombëtar.

Veç një gare vrapimi, maratona është menduar edhe si një aktivitet kulturor, turistik dhe festiv. Vendet ku garuesit do të kalojnë janë pikat kryesore historike, kulturore e turistike të kryeqytetit. Gjithashtu maratona do të shoqërohet edhe me të tjera aktivitete, detajet e të cilëve do të zbulohen në ditët në vijim.

Këtë vit, do të jenë dy disiplina, e para, “Half Marathon” dhe e dyta “Tirana 10K”.

“Half Marathon” që do të fillojë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe garuesit do të përshkojnë 21 kilometra për të përfunduar sërish në të njëjtën pikënisje. Edhe “Tirana 10K” do të niset në të njëjtin vend për të mbaruar po aty, por do të përshkojë një itinerar më të shkurtër, thuajse gjysmën e “Half Marathon”, pra 10 kilometër.

Harta e Maratonës

Motoja e këtij viti është “Të vrapojmë me rritmin e qytetit!” Vetë maratona si disiplimë sportive është krijuar në nder të historisë së rendjes drejt një qyteti.

Ishte viti 490 para lindjes së Krishtit kur Athina doli fitimtare në një betejë të mundimshme kundër perësve. Athinasit që kishin mbijetuar pas luftës së përgjakshme urdhëruan Felidipesin që të rendte drejt Maratonës për të dhënë lajmin e fitores. Nën një vapë përcëlluese, me shpejtësi Felidipesi shkoi në Maratonë dhe sapo tha “FITUAM!”, vdiq nga lodhja.

Në Lojërat Olimpike të viti 1896 u vendos edhe disiplina e Maratonës në nder të kësaj historie – legjende e cila u trashëgua brez pas brezi deri sa në vitin 1879 Robert Browing e përdori si temën themelore të poemës së tij “Felidipesi”.

Studimet e fundit të kryera në Shqipëri tregojnë se populli ynë vuan nga mungesa e aktivitetit fizik, prandaj të tillë aktivitete shërbejnë si promovues të të mirave që i vijnë trupit të njeriut nga ky aktivitet.

Maratona e Tiranës është mënyra se si të “vraposh me rritmin e qytetit tënd”!

A.D

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit