Edhe këtë vit Maratona e Tiranës mirëpret vrapues nga e gjithë bota për t’u bërë pjesë e saj.
Bashkia e Tiranës e cila është organizatorja e edicionit të tretë të kësaj maratone ka marrë aprovimin e dy itinerarëve të rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF.
Itinerari përshkruan pikat më atraktive të qytetit, duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim.
Ndërkohë regjistrimet për t’u bërë pjesë e Maratonës së Tiranës mbyllen më 30 shtator 2018, ora 00:00.
Përshkrimi i itinerarit
Fillimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” më kuriz nga sheshi “Nënë Tereza”
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Rruga “Abdi Toptani”
Rruga “George W. Bush”
Rruga “Barikadave”
Rruga “Urani Pano”
Rruga “Ded Gjo Luli”
Rruga “Kavajës” deri te kisha katolike dhe kthim
Rruga “Kavajës”
Rruga “Ibrahim Rugova”
Sheshi “Frederik Shopen”
Shëtitorja e Parkut të Madh
Shëtitorja Lasgush Poradeci
Rruga që përshkon Liqenin
Rruga që përshkon Liqenin nga brënda Parkut
Fillimi i Shëtitores së Parkut të Madh
Sheshi “Frederik Shopen”
Rruga “Lek Dukagjini”
Sheshi “Shën Tereza”