MENU
klinika

Statistikat në La Liga

“Marca”: Këto shifra të Messit, për “Guinness”

14.09.2018 - 18:02

Gazeta prestigjoze “Marca” ka publikuar një artikull kushtuar shifrave impresionuese të atë që e quan të denjë për rekordet “Guinness”. Lionel Messi mban rekordet më të shumta në La Liga.

Ai ka më shumë gola se të gjithë, plot 387 të tillë. Ai gjithashtu ka më shumë fitore se çdokush, 317. “Pleshti” ka shënuar në 85 takimet i pari, një tjetër rekord ky.

I ardhur nga zëvendësimi argjentinasi ka realizuar 21 herë. Për sa i përket gola fitues ose vendimtarë, janë plot 27 të tillë, podium që e kryeson përsëri Messi.

messi dhe ronaldo
messi dhe ronaldo

Gjithashtu, ai numëron edhe një statistikë të veçantë, ka 45 takime radhazi pa pësuar humbje. Statistika për t’u vlerësuar. Vlen të theksohet se këto rekorde janë të futbollistëve që janë ende aktiv në La Liga, pasi Ronaldo, rivali më i madh i Messit është larguar për te Juventus.

Messi ka më shumë tregolsha të shënuar në La Liga, me 34 të tillë, gol kundër çdo ekipi në La Liga, apo më shumë penallti të shënuara në futbollin spanjoll, 61.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN