MENU
klinika

Çështja e emrit

Marrëveshja e Prespës/ Përplasje mes eurodeputetëve grek

20.09.2018 - 18:10

Eurodeputeja nga radhët e partisë opozitare greke Demokracia e Re, Maria Spyriaki ka theksuar se partia e sj e ka një qëndrim të vendosur kundër Marrëveshjes për emrin.

Spyraki nga Kuvendi i Maqedonisë theksoi se partia e saj dhe populli grek nuk pranon ekzistencën e popullit dhe gjuhës maqedonase. Ajo madje vazhdoi më tej duke thënë se Shkupi nuk është gati për në BE.

Duhet t’ua sqarojmë qytetarëve të IRJM-së se përmbushja e kritereve të Kopenhagës janë parakushte që IRJM-ja të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Besoj se Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM-ja), nuk është akoma gati për të filluar negociatat për anëtarësim në BE. Në Greqi ne nuk njohim ekzistencën e kombësisë maqedonase dhe gjuhës maqedonase” – tha Maria Spyraki, Eurodeputete dhe anëtare e partisë “Demokracia e Re”.

Nga ana tjetër zv/kryetari i Parlamentit Evropian, Dimitris Papadimulis iu apeloi të gjithë deputetëve në Parlamentin e Athinës dhe atë të Shkupit që t’i tejkalojnë dallimet dhe ta mbështesin marrëveshjen, duke u shprehur se “Patriotizmi nuk është nacionalizëm”.

Papadimulis i cili vjen nga partia e Aleksis Tsiprasit, Syriza garantoi se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet edhe në Kuvendin grek.

Jam i sigurt se nëse vendi juaj e ratifikon Marrëveshjen e Prespës dhe i bën të gjitha ndryshimet e nevojshme kushtetuese ashtu siç parashikohet me marrëveshje, Kuvendi grek do ta ratifikojë po ashtu Marrëveshjen e Prespës. Dhe sipas deklaratës publike të Kryetarit të Kuvendit të Greqisë mund të ju them se kjo do të ndodhë brenda marsit të ardhshëm”– ka thënë Zv/kryetari i Parlamentit Evropian, Dimitris Papadimulis.

Papadimulis premtoi dhe garantoi se Parlamenti Evropian do ta mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Eurodeputetët Papadimulis dhe Spyraki po qëndrojnë në Shkup për komitetin e përzier parlamentar mes Maqedonisë dhe Bashkimit Europian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisioneri apel Maqedonisë dhe Greqisë

Çështja e emrit/ Hahn: Pa u zgjidhur harrojeni BE-në


Humb jetën 16-vjeçari, në gjendje kritike motrat e tij!

E rëndë në Greqi/ Asfiksohen nga gazi 4 fëmijët e një familjeje

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi