MENU
klinika

Parashikimi i motit

Marrin fund ditët e nxehta, moti ndryshim drastik

20.09.2018 - 17:16

Ditët e nxehta të tre javëve të para të shtatorit, duket se do të përfundojnë. Sipas Meteolba, javën e ardhshme do të ketë rënie temperaturash në të dyja ekstremet, duke regjistruar temperatura maksimale deri në 26 gradë.

Meteoalb thekson se temperaturat e këtyre ditëve janë mesatarisht 6 gradë më të larta se temperaturat normale.

Parashikimi:

MOTI NDRYSHON JAVEN TJETER: nesër dhe gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat gjatë orëve të pasdites dhe kryesisht në zonat malore. Ndërsa mundësia për shira, shfaqet të hënën në zona të izoluara në Veri – Verilindje.

TEMPERATURAT do të vijojnë me vlera lehtësisht mbi normalet gjatë orëve të natës dhe mëngjeseve (përfshirë edhe fundjavën) ndërsa temperaturat e mesditës kanë shënuar mesatarisht 6°C, mbi maksimumet tipike të muajit shtator. Konkretisht, deri të dielën, temperaturat sipas zonave do të luhaten: 12 – 30°C në zonat malore; 18 – 34°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Java QE VJEN SJELL rënie të theksuara të temperaturave në të dy ekstremumet termike të ditës; ku vlerat minimale në rang territori ulen deri në 6°C ndërsa maksimumet nga 34°C gjatë këtyre ditëve, do ulen në 25 – 26°C.