MENU
klinika

Veliaj kurorëzon martesën

Martohet djali i ish-deputetit të PS

13.09.2018 - 13:23

Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar ditën e sotme në tarracën e gjelbër të Bashkisë Tiranë, Bleroni, djali i ish-deputetit socialist, Namik Dokle i ka dhënë fund beqarisë.

Bleroni ka kurorëzuar në martesë lidhjen e tij të dashurisë disa vjeçare me vajzën e quajtur Ornela Bela.

Sigurisht që ata organizuan edhe një ceremoni familjare, por martesa e tyre kulmoi me ceremoninë zyrtare të mbajtur në bashki, ku u kurorëzuan nga Erjon Veliaj.

Dëshmitarë të këtij momenti të veçantë u bënë familjarë si të dhëndrit ashtu edhe të nuses, ndërsa krah tyre përveç kreut të bashkisë ishte edhe ish-deputeti socialist, Dokle.

Ndërkohë, nga kjo ceremoni u shpërndanë edhe disa foto.