MENU

Plani i masave

Masat e Policisë për derbin Tirana-Partizani

28.09.2018 - 13:48

Policia ka marrë masat e saj për mbarëvajtjen e derbit. Ajo do të jetë vigjilente, e stacionuar në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi”, për të siguruar mbarëvajtjen e derbit të zjarrtë kryeqytetas, që do të luhet sonte, nga ora 19:45, mes Tiranës dhe Partizanit.

Policia do të zbatojë një plan masash të detajuara, për të cilat bën edhe njoftimin përkatës për tifozët dhe ata që do të duan ta përcjellin “live” derbin e 151-të të kryeqytetit:

“Në zbatim të ligjit Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, Ligjit Nr. 79/2017, për “Sportet” Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit në këtë aktivitet sportiv. Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë në ambientet e jashtme të stadiumit si dhe përgjatë rrugë kalimeve të tifozërive.

policia-uniforma
policia-uniforma

Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ.

Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundraligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj ), si dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore si dhe bllokime të pjesshme të disa segmeteve rrugore (momenti i kalimit të tifozërive). Segmentet rrugorë që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitet, janë :

shqiperi izrael policia 2016
shqiperi izrael policia 2016

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”.

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”.

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”.

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri te kryqëzimi me rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”.

Policia e Tiranës do të lejojë dhe marrë masa mbi grumbullimin dhe lëvizjen e tifozërive në inteneraret si më poshtë:

Segmentet rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje, ose bllokime, nga ora 17:30 – 19:30, gjatë kalimit të tifozërisë së ekipit të “Tiranës”, janë:

Nisja përballë “Teatrit të Kukullave”, përgjatë rrugës “Ibrahim Rugova”, bulevardit “Gjergj Fishta”, rrugës “Sami Frashëri”, rrugës “Pjetër Budi”, rrugës “Gjin Bue Shpata” deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”.

Segmentet rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje, ose bllokime, nga ora 18:00 – 19:30, gjatë kalimit të tifozërisë së ekipit të “Partizanit”, janë:

Nisja nga kryqëzimi i Rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina” deri te Stadiumi “Selman Stërmasi”.

tirana partizani derbi
tirana partizani derbi

Policia garanton dhe siguron lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë intenerarit të caktuar. Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozërive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tirana-Partizani në statistika

Sot derbi i kryeqytetit, jo thjesht pasion…


“Peshkon” mbrojtësin kampion bote

Roma nuk heq dorë nga Premier

Gola, dhe përmbysje nga të dy krahët

Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë

Firmos një golashënues

Flamurtari blindon portën

Fati i argjentinasit Correa

Atletico i vendos afat Milanit

Sanchez vishet zikaltër javën e ardhshme

Marotta bind United me … 15 milionë euro