MENU
klinika

Njihuni me to

Mashkull apo femër? Avantazhet e secilës gjini

08.09.2018 - 20:57

Ekzistojnë shumë dallime mes meshkujve dhe femrave përveç dallimeve evidente, për të cilat biem dakord të gjithë, si për shembull, fakti që meshkujt orientohen mirë, që janë të ngathët në fjalë dhe tipa vizualë, apo dhe që femrat janë të forta në fjalë, të dobëta në orientim, kanë aftësinë e kryerjes së shumë gjërave në të njëjtën kohë.

Më poshtë po ju sjellim dallimet dhe privilegjet mes dy gjinive:

Gjykoni vetë a është më lehtë të jeni në lëkurën e femrës apo të mashkullit…

Pse është mirë të jesh mashkull:

Miqtë nuk i kritikojnë kur shtojnë ndonjë kilogram më shumë.
– Forma e vitheve të tyre nuk luan rol në karrierën dhe avancimin profesional.
– Nuk kanë nevojë çdo ditë të bartin çantën të mbushur me kozmetikë dhe xhingla tjera.

– Asnjë nga kolegët e punës nuk mund t’i bëjë të qajnë.
– Nëse kanë 35 vjet dhe nuk janë të martuar, askush nuk do të bëjë këtë gjë problem.
– Gjithçka që kanë në fytyrë dhe trup është natyrale, madje edhe ngjyra e flokëve.
– Dy palë këpucë u janë më se të mjaftueshme.
– Nëse kanë vapë mund ta heqin bluzën.
– Bashkëbiseduesit kurrë nuk do të ngulin sytë në gjoksin e tyre kur flasin me ta.

kolana e librave

– Nuk kanë nevojë t’i memorizojnë datat e martesës, ditëlindjet e fëmijëve, të miqve dhe të afërmve tjerë.
– Nëse në festë dikush paraqitet me veshjen e njëjtë si ata, me siguri që do të bëhen miqtë më të mirë.
– Radha e meshkujve para WC-së është gjithmonë 90 për qind më vogël.

– Përgatitja për të dalë u zgjat 10 minuta.
– Thirrjet telefonike u zgjasin mesatarisht 30 sekonda.

Përparësitë nëse jeni femër:

Femrat nuk bëhen tullace dhe nuk u bien flokët si meshkujve.
– E shmangin më lehtë dënimin për shkelje trafiku nëse i ndal polici.
– Sëmundjet e zemrës më rrallë i prekin femrat se meshkujt.

– Mund të qajnë pa frikën që dikush do t’i gjykojë që janë shumë të ndjeshme.
– Jetëgjatësia e femrave është 80 vjet, ndërsa te meshkujt ky kufi është më i ultë, prej 68 deri 74 vjet.

– Një veshje e re menjëherë mund t’ua përmirësojë humorin.
– Nuk do t’ju shikojnë keq nëse jeni vajza e babit për dallim nga konotacionet negative të cilat lidhen me nocionin djali i mamit.
– Rrallë e humbnin udhën, sepse nuk e kanë siklet të pyesin për orientim.