MENU
klinika

Protagonisti i "Gjenerali i ushtrisë së vdekur"

Mastroianni dhe filmi që nuk u xhirua në Shqipëri

06.09.2018 - 09:44

Nga Maxhun Peka/

Nga mesi i nëntorit të vitit 1983 u nisa për në Portugali. Si ambasador me rezidencë në Paris mbuloja edhe Portugalinë, Belgjikën, Holandën, Luksemburgun dhe UNESCO-n. Në Spanjë do të akreditohesha më vonë, sepse akoma nuk ishin vendosur marrëdhëniet diplomatike.

Mbas një udhëtimi me plot turbulenca, një ulje të detyruar në qytetin Porto, më në fund, avioni u ul në aeroportin e Lisbonës, ku na priste përfaqësuesi i protokollit të Ministrisë së Jashtme të Portugalisë. Vetëm kur u sistemuam në hotel, atasheu tregtar që më shoqëronte më thotë: “Ç’pati miku ynë në Paris që na tha, para se të niseshim, hajde të bëjmë një fotogra se udhëtim me avion është e ku i dihet?” Kjo thënie e njërit prej diplomatëve shqiptarë që kishin dalë në aeroportin “Orly Sud” të Parisit për të na përcjellë, i kishte mbetur në mendje dhe e kishte shoqëruar gjatë gjithë turbulencave kolegun që më shoqëronte.

Në Lisbonë qëndruam dhjetë ditë. Ia paraqita Letrat Kredenciale presidentit të vendit, Antonio Ramalho Eanes, bëra shumë vizita kortezie, na u gjendën dhe na qëndruan afër përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë me Shqipërinë.

Më 18 nëntor, në mbrëmje, më merr në telefon Kujtimi, këshilltari i Ambasadës, i ngarkuar me punë dhe më thotë se ishte dhënë premiera e filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë dhe se kanali i parë i televizionit francez kishte dhënë një emision të posaçëm për të. Pamjet që ilustronin bisedën ishin skandal, karroca të tërhequra me qe, gomarë, varfëri, që ç’është e vërteta nuk i mungonin Shqipërisë, por nuk pati as edhe një pamje, të paktën të një zone të gjelbëruar apo bregdet, të cilat gjithashtu nuk i mungonin Shqipërisë. Këto lloj emisionesh që nuk munguan gjatë tërë kohës që qëndrova në Paris, na vinin në një pozitë aspak të këndshme, na lëndonin.

Ne reagonim kur na paraqitej rasti, por reagimet tona gjenin heshtje ose përgjigje standarde, se shtypi ishte i pavarur dhe se këto ishin qëndrime vetëm të gazetarëve apo të fotoreporterëve që kishin vizituar Shqipërinë.

Bisedën e drejtonte Frederic Mitterrand, i njohur me emisionin “Etoile et toile”(Yje dhe perde), i cili nuk kurseu fyerjet për vendin tonë. Realizuesit dhe artistët që luanin rolet kryesore, si Marcello Mastroianni apo Michel Piccoli, kishin arsyet e tyre. Kohë më parë ishte nënshkruar një marrëveshje midis kinostudios “Shqipëria e Re” dhe palës franceze, që xhirime të pjesshme të filmit të bëheshin në Shqipëri dhe me pjesëmarrjen e disa artistëve shqiptarë. Mbas vetëvrasjes (vrasjes) së Mehmet Shehut dhe fjalës së Enver Hoxhës se bashkëshortja e Shehut merrte ilaçe në Francë për helmimin e tij, marrëdhëniet midis dy vendeve u ftohën shumë, u anulua çdo marrëveshje dhe si pasojë, artistëve francezë iu refuzua ardhja në Shqipëri dhe lmimet në territorin tonë.

Produktorët, për ta bërë filmin sa më origjinal me ambientet shqiptare, u detyruan të filmonin në Jug të Italisë, në Kalabri, dhe të merrnin arbëreshë për të luajtur rolet e dyta e të treta, por që në të vërtetë e ulën shumë cilësinë e filmit.

Pyetjes së drejtuesit të emisionit “Pse filmi nuk u xhirua në Shqipëri?” Mastroianni, që ishte i ftuar, iu përgjigj se “arsyen nuk e ka të qartë”. Drejtuesi i emisionit bëri një shkëputje nga tema për filmin dhe lloi një koment politik me denigrime ekstreme për Shqipërinë, e quajti atë si një karikaturë që nuk ndryshonte nga karikatura e kohës së Zogut etj.

Nuk do t’i kisha kujtuar këto episode sikur vite më vonë, në një koktej në ambasadën tonë, Frederic Mitterrand të mos më bënte një propozim për librin e Kadaresë “Prilli i thyer”.

Në vitin 1985, Sinemateka e Parisit, me rekomandimin e Claude Julien, drejtor i gazetës “Monde Diplomatique”, dhe angazhimin direkt të mikut me origjinë greke Costa Gavras, atë kohë drejtor i Sinematekës, organizoi dy javë shfaqje të lmave shqiptarë. Në koktejin që Ambasada organizoi me rastin e mbylljes së këtij aktiviteti, ku kishte shumë personalitete të kulturës dhe ku nuk munguan vlerësimet pozitive për nivelin artistik të filmit shqiptar, në mënyrë të veçantë për filmin “Lulëkuqe mbi mure”, Frederi Mitterrand shfaq idenë e një bashkëpunimi me palën shqiptare për realizimin e lmit “Prilli i thyer”.

Për realizimin e këtij filmi, më tha ai, është e interesuar në mënyrë të veçantë Liri Begeja, vajza e një shqiptari që kishte marrë prej kohësh strehimin politik në Francë dhe mikeshë e bashkëbiseduesit.

I thashë se librat e Kadaresë janë të gjithë të niveleve shumë të larta, por dhe për mua, romani “Prilli i thyer” ka diçka të veçantë dhe për faktin se jam nga Veriu i Shqipërisë ku zakoni i gjakmarrjes ka qenë një lloj institucioni i vënies në vend të drejtësisë, ka pasur ritet e veta, rregulla të detyruara e të zbatuara në mënyrën më skrupuloze, siç i përcaktonte Kanuni i Lekës. I propozova të vinte një ditë në ambasadë bashkë me Lirinë e të bisedonim konkretisht. Nuk e di nëse ai ia transmetoi këtë propozim mikeshës së tij, nëse ajo deshi të më “ruante” mua, sepse të ftosh në ambasadë vajzën e një të arratisuri në atë kohë ishe një lloj çmendurie, apo e mendonte se ishte shumë e vështirë të pranohej nga shqiptarët kërkesa e saj. Por e di se që nga ajo ditë nuk u ndje më as Frederic Mitterrand dhe as ajo.

Edhe kjo bisedë do të kishte kaluar si kushedi sa të tjera, sikur një ditë, këshilltari i ambasadës së Jugosllavisë, Zotoviç, me të cilin kisha marrëdhënie mjaft korrekte, të mos më iste po për projektin e filmit “Prilli i thyer”.

Më tha se e kishin takuar personat e mësipërm, i kishin kërkuar të ndërhynte në institucionet përkatëse në vendin e tij për një marrëveshje për realizimin e filmit me artistë nga Kosova. Ai, me takt, kishte refuzuar propozimin e tyre, u kishte thënë se ju keni marrëdhënie mjaft të mira me Shqipërinë dhe se artistët shqiptarë janë të niveleve shumë më të larta se ata nga Kosova.

Më vonë filmi u realizua. Nuk pati artistë as nga Kosova dhe as nga Shqipëria. Rolet i luanin emigrantë shqiptarë, pati dhe rusë, të gjithë me banim në Perëndim, kryesisht në Belgjikë.
Unë, bashkë me këshilltarin e Ambasadës, Arqile Semini, e pamë lmin në një nga kinematë e Parisit, afër Champ’s Elysee-s.

Ngjyra dhe pamjet e xhiruara në Korsikë, vend me një natyrë të përafërt me vendin tonë, dhe ku zakoni i gjakmarrjes kishte ekzistuar, qenë të cilësisë, por loja e artistëve dhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me zakonet e gjakmarrjes ishin shumë të zbehta. Unë pata një kënaqësi të veçantë se rolin e plakut, babait, e luante Sadri Sheta, një bashkëfshatar i imi, që familjarisht kishin ikur në Jugosllavi në llim të viteve ’50 dhe prej aty ishin vendosur në Belgjikë. Më vonë, në vitet ’90, e kam takuar shumë herë Sadriun dhe natyrisht, kam biseduar dhe për lmin e peripecitë në realizimin e tij. Në vitet ’90 Liri Begeja ka ardhur shumë herë në Shqipëri bashkë me ish-të ngarkuarin me punë, më vonë ambasadorin tonë në Paris, Luan Ramën, por unë nuk pata kurrë rastin t’i takoja.

Marrë nga libri “Një jetë në diplomaci”

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit