Një histori e denjë për film. Ish-mesfushori i Palermos, Mark Bresciano, ka tërbuar italianët me deklaratën e tij. Australiani, i cili u aktivizua për plot 12 vite në futbollin italian, në një rrëfim special, ka treguar se nuk e merr malli për futbollin, pasi tani po merret me kultivimin e kanabisit.
Ai jeton në Melbourne me gruan dhe 2 vajzat e tij të lindura në Palermo. Bresciano ka qenë protagonist edhe në Kupën e Botës të vitit 2006, duke bërë një paraqitje dinjitoze me kombëtaren e tij.
“Më mungon topi, që në Itali konsiderohet si fe, jo futbolli, për të cilin kam humbur pasionin dhe jam vetëm një spektator. Momentalisht po investoj në pasuri të patundshme dhe merrem me kultivimin e kanabisit.
Tani për tani unë po studioj me një partner që punon për prodhimin e dograve me bazë marihuanën. Kompania e quajtur Greenhope, ka identifikuar tokën dhe ka fituar licenca, rruga për të marrë drogë në bazë të kanabisit është ende e gjatë.
Tani për tani, do të shkojmë në Kanada dhe në SHBA për të studiuar. Edhe në Europë, ka ekspertë”, – u shpreh Bresciano për “sbs.com”. Pra, bëhet fjalë për kultivim në formë legale.