MENU
klinika

Bashkia Cërrik

Mbyllet tregu i kafshëve të gjalla në Gostimë

17.09.2018 - 12:25

Tregu i kafshëve të gjalla në Gostimë të Cerrikut nuk funksionon më. Ai eshte mbyllur me vendim të kreut të bashkisë për shkak se kushtetet e tregtimit ishin jasht standardeve ligjore që synojnë garantimin e higjenës dhe gjurmimin e origjinës së gjësë të gjallë.

Konfirmimin e jep shefi i Sherbimit Veterinar ne Bashkine Cerrik, Nezir Gjoni. Ai pohon se bashkia pret të marrë fonde për të pasur mundësinë e ngritjes së një tregu të ri me parametrat e nevojshëm higjeno-sanitarë, i cili do të nis të vihet në zbatim me marrjen e fondeve.

“Ne erdhëm dhe kostatuam problemin para 3 muajsh, por të ndodhur në pamundwsi financiare për të ndërhyrë për ndërtimin e një tregu me parametrat e duhur ligjor, jemi të detyruar ta mbyllim këtë treg” – tregon Nezir Gjoni.

Në muajin qershor, gjatë monitorimit të parë në këtë treg, dhjetra kafshë lëviznin pa matrikuj e certifikata veterinare, ndërkohë që blegorët ankoheshin për kushtet, ndërsa e paguanin biletën e hyrjes aty. Rreth 3 muaj më pas, në kushtet kur asnjë sipërmarrës nuk shprehu interesin për të investuar, që t’i kthejë tregut standardet e duhura që garontojnë sigurinë ushqimore, Bashkia vendosi ta mbyllë teksa mbetet në pritje për të pasur akses në financime publike ose private për ndërtimin e tregut të ri.

Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan