MENU

Braktisja në fshatin Braç

Mbyllja e shkollës në Braç, reagojnë prindërit

25.09.2018 - 14:20

Prej vitesh shkolla në dalje të fshatit Barç ka shërbyer si i vetmi institucion ku nxënësit e arsimit fillor dhe atij nëntë-vjeçar mund të kryenin procesin mësimor.

Pavarësisht se interesimi i pjesës më të madhe të prindërve që fëmijët të zhvillonin mësimin në këtë shkollë, në fillim të vitit të ri akademik 2018-2019, shkolla mbylli dyert.

Në kushtet e amortizimit të plotë dhe mungesës së nxënësve zgjidhja më e arsyeshme u duk mbyllja e shkollës për rreth 50 nxënës.

Për prindërit , mbyllja e shkollës në Barç është një problem më tepër i shtuar, ngase pjesa më e madhe e tyre nuk kanë mundësi ekonomike të financojnë shkollimin e fëmijëve në qytetin e Korçës. Veç të tjerash mungesa e transportit për fëmijët që duhet të shkojnë çdo ditë në shkollat e qytetit, për shkak të mbylljes së shkollës në Braç , paraqitet problematike.

Edhe pse vetëm 20 minuta larg qytetit, fëmijët gjatë këtyre diteve të ngrohta të verës e kanë përshkruar rrugën më këmbë, gjatë stinës me shira , i vetmi mjet transporti mbetet linja e autobusit të qytetit .

Negative për ta paraqitet edhe situate e shoqërimit të fëmijeve në shkollë, pasi pjesa më e madhe e tyre merren me bujqësi dhe blegtori e kjo i pengon të bëhen edhe shoqërues për fëmijët.

Në të gjithë këtë 20 vjeçarin në këtë shkollë nuk u bë asnjë ndërhyrje dhe amortizimi arriti në shkallën më kritike, ku mund të rrezikonte edhe jetën e të miturve, një pjesë e tyre me stabilitet ekonomik zgjodhën të largoheshin nga shkolla për të ndjekur arsimin në qytet.

Në këto kushte Drejtoria Arsimore Korçë, kërkoi mbylljen e shkollës e cila solli më pas probleme shtesë për prindërit e fëmijët. Përveç kësaj shkolle në qytetin e Korçës për këtë vit u mbyllën edhe dy shkolla të tjera.