MENU

Del në ankand

Me 500 mijë dollarë, makina e Monroe mund të bëhet e juaja

26.09.2018 - 13:31

Me një çmim që do të nisë nga 500 mijë dollarë, një nga makinat e ikonës Marilyn Monroe pritet të dalë në ankand gjatë muajit nëntor.

Makina është e tipit “Ford Thunderbird”, një prodhim i vitit 1956, në pronësi të yllit të filmave për 6 vite deri pak para vdekjes së saj në vitin 1962 do dalë në ankand për herë të parë.

Monroe është fotografuar duke i dhënë makinës me bashkëshortin e saj dramaturgun Arthur Miller, menjëherë pas martesës së tyre në qershor 1956.

Makina ka pësuar rregullime të vogla, por ka ruajtur detaje nga koha kur është përdorur nga ikona e bukurisë. Darren Julien, president i Auctions Julien, tha se makina ishte jo vetëm pjesë e historisë së automobilave por vjen me një atmosferë magjepsëse, romancë dhe tragjedi të një legjende të vërtetë të Hollywood.

E nëse dëshironi të shpenzoni një shumë të paktën prej 500 mijë dollarësh, “Ford Thunderbird” i Monroe mund të bëhet i juaji nga nëntori.