MENU
klinika

Promovimi i brigjeve shqiptare

Me not, nga Butrinti në Korfuz

08.09.2018 - 12:01

Të përshkosh me not distancën nga Butrinti në Korfuz. Kjo është “çmenduria” e 57 notarëve të moshave të ndryshme nga Anglia, Franca, Greqia dhe mes tyre edhe një nga Shqipëria.

Qejflinjtë e detit janë mbledhur për të marrë pjesë në Garën e Parë Ndërkombëtare të Notit që zhvillohet në vend, organizuar nga Agjensia e Bregdetit dhe kompania e jahteve BWA.

Distanca që do të përshkojnë konkurentët, ku nuk ka vetëm notarë profesionistë është rreth 2 kilometra, më e afërta mes dy brigjeve.

Bashkë me notarët, pjesë e nismës janë edhe 30 persona të tjerë, personel ndihmës, mjekë etj që do të asistojnë aktivitetin.

Auron Tare, drejtor i Agjensisë së Bregdetit e sheh këtë aktivitet si: “Një promovim të shkëlqyer të dy brigjeve kaq larg dhe afër në kontekstin historik. Distanca që përshkohej gjatë kohës së komunizmit nga ata që arratiseshin, pra kjo ngushticë e shkurtër ka ndarë para viteve 90-të dy vende, dy botë, dy sisteme.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit