MENU
klinika

Fakte kokëfortë

Më pak “të mencur”?! IQ e evropianëve po ulet frikshëm

25.09.2018 - 12:41

Koeficienti i inteligjencës evropianëe ka rënë me 14 pikë gjatë 150 viteve të fundit. Studiesi londinez Edëardd Dutton, në dokumentarin e ArteTV – Demain, tha se “po bëhemi më pak të zgjuar”. Sipas hulumtimit të tij, të kryer duke analizuar rezultatet e testimit të qytetarëve të 34 vendeve nga 1980 deri më sot, del se në Evropë IQ sa vjen e ulet.

Hulumtimi i Dutton mohon për herë të parë të ashtuquajturin “efektin Flynn”, sipas të cilit IQ e perëndimorëve, pasi rritej me rreth 3 pikë për cdo dekadë në shekullin e njëzetë, duhet të kishte vazhduar të kishte të njëjtin trend. Përkundrazi, jo vetëm që IQ-ja jonë nuk është rritur, por ka bërë regres. Madje ekspertët thonë se me këto ritme, mund të humbasim një pikë tjetër në koeficentin e inteligjencës deri në vitin 2050.

Arsyeja për këtë marrëzi të përgjithshme nuk është ende e qartë. Optimistët besojnë se është faji testi, i cile është i përsosur për të testuar atë që quhet inteligjenca e kristalizuar, që na lejon të mësojmë gjëra të reja dhe të arrijmë t’i kujtojmë ato, por jo i përshtatshëm për të matur inteligjencën fluide e sotme, e cila është aftësia për të përdorur logjikën për të zgjidhur problemet.

Për të tjerët, megjithatë, problemi është ne. Më shumë “budallallëk” për shkak të asaj që hamë, mënyrën se si rritemi, lodrat me të cilat kemi luajtur kur kemi qenë fëmijë. Së fundi, ka nga ata që besojnë se mungesa e njerëzve me IQ të lartë është faji i vetë inteligjentëve, sepse janë tepër të dedikuar pas karrierës së tyre dhe shumë pak mundohen të riprodhojnë apo të japin dicka më tepër nga vetja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shenja që të gjithë i injorojmë

Këto janë shenjat e fshehura të inteligjencës


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët