MENU
klinika

Ylli i Liverpool

“Më thanë se futbolli ishte humbje kohe, por…”

13.09.2018 - 11:45

Rruga për të shkëlqyer në futboll është shumë e vështirë, sidomos pë rata futbollistë që vijnë nga Afrika. Por ka nga ata që me punë dhe sakrifica ia kanë dalë, madje të luajnë në nivele të larta dhe të quhen yje.

I tillë është edhe sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane, i cili zbuloi se prindërit e tij i kishin thënë herë pas here se marrja me futbollin ishte një “humbje kohe”, derisa nënshkroi kontratën e tij të parë.

Mane, 26 vjeç, është zhvilluar në një nga pjesët kyçe të një sulmi të rrezikshëm të Liverpool, së bashku me Mohamed Salah dhe Roberto Firmino. Por senegalezi kujton se prindërit e tij kurrë nuk besuan se një karrierë si futbollist ishte një mundësi, duke i kërkuar atij që në vend të kësaj të përpiqej të bëhej mësues.

mane sadio
mane sadio

“Unë kam lindur në një fshat, prej nga nuk kishte dalë kurrë një futbollist për kampionatet e mëdha, –tha Mane për “Bleacher Report”. Mbaj mend se kur isha i vogël, prindërit e mi mendonin se duhet të studioja për t’u bërë mësues.

Ata mendonin se futbolli ishte një humbje kohe dhe unë kurrë nuk do të kisha sukses në të. Gjithmonë iu thoja: Kjo është puna e vetme që do të më japë mundësinë për t’ju ndihmuar dhe unë mendoj se kam një shans për t’u bërë futbollist.

Ata nuk ishin të sigurt për këtë, sepse isha larg nga kryeqyteti. Kështu, ata ishin kundër idesë për t’u marrë me futboll dhe kurrë nuk besuan, deri në ditën kur unë nënshkrova kontratën e parë profesionale”.

mane dhe salah
mane dhe salah

Mane nënshkroi kontratën e tij të parë në vitin 2011, duke u bashkuar me Metzin, përpara se të transferohej te Red Bull Salzburg dhe Southampton, para kalimit te Liverpool.

Sulmuesi senegalez tha se prindërit e tij përfundimisht e pranuan zgjedhjen e karrierës dhe e mbështetën: “Për ta nuk ishte e mundur të bëhesha futbollist, por pas këmbënguljes sime e kuptuan ëndrrën e madhe që kisha. Ata arritën deri në pikën kur nuk kishin zgjedhje, kështu që filluan të më ndihmonin. Dhe kjo funksionoi, sot ata janë krenarë”.