MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Memushaj: Nuk kemi Messin, por jemi grup

04.09.2018 - 14:35

Ditën e sotme, nga rezidenca kuqezi në Durrës, kanë dalë në konferencë për shtyp dy lojtarë, Bekim Balaj dhe Ledjan Memushaj, të cilët kanë folur në prag të dy sfidave zyrtare të shtatorit, kundër Izraelit dhe Skocisë, në kuadrin e Ligës së Kombeve. Ledian Memushaj është shprehur:

“Kur më erdhi oferta nga Pescara, nuk u mendova dy herë dhe pranova. Në fillim kam qenë mirë te Benevento dhe luaja, por, kur doja të ikja në janar, kisha disa problem. Më pas u dëmtova e nuk luajta.

Rikthimi në kombëtare? Jam i kënaqur. Na pret një ndeshje shumë e vështirë, jo si ajo në Izrael. Kundërshtari, duke na njohur mirë, do të kërkojë të luajë më shumë në mbrojtje, jo si në Izrael.

Krahasimi mes kombëtareve? Nuk e di cila kombëtare është më e fortë, ajo që lashë, apo kjo që gjej, sepse ende nuk kam bërë stërvitje. Ka shumë jem të rinj këtu, që janë të fortë, por edhe ne që kemi qenë, jemi të fortë. Brezat ndërrohen në kombëtare, ndaj duhet edhe pak durim.

Sidoqoftë, nuk duhet parë mosha, por kualiteti dhe forma e momentit e secilit futbollist. Ka kohë për djemtë e rinj, gjëja më e rëndësishme në kombëtare është të shihet forma. Personalisht, më ka munguar shumë kombëtarja, por pas kartonit të kuq nuk erdha, pasi isha i ndëshkuar, më pas u dëmtova dhe nuk kisha mundësi.

Shpresoj që të premten të luajmë më mirë se ndaj Turqisë. Shqipërisë nuk i duhet vetëm Ledjani, por të gjithë. Ne nuk kemi lojtarë si Mesi, apo Ronaldo, por kemi grupin. Ky grup mund të shkojë përpara, por do të na mungojnë Roshi dhe Sadiku.

Memushaj Ledian
Memushaj Ledian

Nuk flas për në fushë, por flas për aspektin si janë si njerëz jashtë fushe, pasi nuk i vlerësoj dot si trajner. A jam gati të shënoj nga distanca, nga ndonjë goditje dënimi? Së pari duhet të shoh nëse luaj apo jo, më pas nëse godas apo jo nga distanca. Janë gjëra që vendosen në fushë” – u shpreh Ledian Memushaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN