MENU
klinika

Urgjent, reago!

Menjëherë lër takim me mjekun nëse zemra të rreh kështu!

13.09.2018 - 21:36

Palpitacionet janë rrahje jo të zakonshme, të forta, të shpejta dhe të çrregullta të zemrës. Shkaktohen nga përdorimi i disa barnave, çrregullimet ritmike të zemrës, stresi emocional.

Palpitacioni ndodh kur ju filloni të ndjeni të rrahurat e zemrës suaj. Mund të jetë vetëm një rrahje e zemrës të cilën e ndjeni më të fortë se të tjerat, ose mund të jenë një seri rrahjesh të tilla dhe në rast të tillë mund ta ndjeni veten jo në një gjendje komforti.

Palpitacionet ndihen zakonisht kur ju ndjeni që zemra juaj kalon nga një ritëm normal në një ritëm tjetër, me rrahje jo normale, më të shpeshta ose më të ngadalta.

Ndonjëherë, palpitacionet ndihen më mirë gjatë natës kur ju jeni i shtrirë në krevat. Ato mund t’i ndjeni në kraharor, në qafë, por edhe brenda veshit tuaj. Ju mund të ndjeni edhe vetë pulsacionet e zemrës suaj.

Palpitacionet mund të jenë normale, por jo në të gjitha rastet.

Një palpitacion jo normal mund të jetë ai kur ju ndjeni zemrën tuaj të rrahë me shpejtësi, ose kur ndjeni pauza të gjata midis rrahjeve ose kur ndjeni rrahje ekstra.

Pacientët të cilët i nënshtrohen interventeve kardiake ankohen shpesh që ndjejnë ritmin e zemrës së tyre gjatë natës.

Këta pacientë fillojnë të ankohen për palpitacione disa javë pas interventit dhe pikërisht kur nuk kanë më dhimbje postoperatore.

Ky tip palpitacioni shkaktohet në shumicën e rasteve nga formimi i aderencave me ind fibrotik përreth zemrës pas interventit.

Në këto raste, zemra gjatë rrahjeve të saj i tërheq këto inde që ndodhen përreth saj. Zakonisht ky fenomen nuk paraqet një problem për t’u shqetësuar dhe në shumicën e rasteve eliminohet me kalimin e kohës.

Mjeku juaj mund të përcaktojë nëse palpitacioni që ju ndjeni është një ritëm kardiak jo normal ose është rezultat i shkaqeve të tjera që pëmendëm më sipër, më pak shqetësuese.

Megjithatë, në përgjithësi, pacientët me sëmundje kardiake që i janë nënshtruar interventit kardiak tentojnë të jenë më sensitivë ndaj simptomave të tyre, se sa njerëzit e tjerë dhe kjo është mëse e kuptueshme.