MENU
klinika

Spekulime për takim

Mes SHBA dhe Iranit do të ketë armëpushim?

20.09.2018 - 14:51

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të negociojnë me Iranin për programin e raketave balistike të Teheranit dhe sjelljen rajonale, tha të mërkurën ambasadori i posaçëm i SHBA për Iranin përpara takimeve të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në Nju Jork javën e ardhshme.

Irani ka kundërshtuar përpjekjet e SHBA për bisedime që kur Presidenti Donald Trump prishi një marrëveshje bërthamore midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore më parë gjatë këtij viti.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo shfaqi një kërkesë për një marrëveshje të re, por gjithsesi duhej të miratohej nga Senati i SHBA.

SHBA-Iran

“Marrëveshja e re që ne synojmë të nënshkruajmë me Iranin nuk do të jetë një marrëveshje si ajo e fundit mes dy qeverive, ne do të kërkojmë një traktat”, tha i dërguari Brian Hook për një audiencë në institutin Hudson.

Ndër kërkesat e Pompeo ishte lirimi i amerikanëve të burgosur nga Teherani, fundi i programeve të saj bërthamore dhe raketore dhe të tërhiqte forcat e veta dhe t’i jepte fund mbështetjes financiare për palët në konfliktet në Siri dhe Jemen.

Marrëveshja për vitin 2015 ishte një marrëveshje ekzekutive që nuk u ratifikua nga Senati i SHBA dhe mbulonte vetëm programin bërthamor të Iranit. Një traktat kërkon miratimin nga Senati.

Irani mendon se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të shtojnë paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme. Ata kanë thënë madje se oferta e Trump për të negociuar bie në kundërshtim me veprimet e tij dhe akuzoi Uashingtonin se do të përpiqet të ndryshojë regjimin.

Trump do të kryesojë një sesion mbi Iranin gjatë takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork javën e ardhshme. Në korrik, Trump tha se ishte i gatshëm të takohej me liderët e Iranit “kurdoherë që ata duan” duke nxitur spekullime se një takim mund të zhvillohet në takimin e Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme.

SHBA-Iran

“Presidenti dhe ministri i jashtëm kanë treguar të gjithë se nuk janë të interesuar të flasin,” tha Hook, duke iu referuar udhëheqësit suprem të Iranit Ali Khamenei, presidentit Hassan Rouhani dhe ministrit të Jashtëm Mohammad Javad Zarif.

“Ne e respektojmë vendimin e tyre edhe pse kjo nuk i ndryshon planet tona.” shtoi ai.

Hook tha se administrata po shtonte përpjekjet e saj diplomatike për tu siguruar që blerjet e naftës iraniane të zvogëlohen në mënyrë drastike deri më 4 nëntor kur Uashingtoni të rifillojë sanksionet kundër Teheranit.

Hook tha se Irani përbën një kërcënim ndërkombëtar për paqen dhe sigurinë që shkon përtej gjashtë fuqive kryesore që nënshkruan marrëveshjen fillestare bërthamore. Vendet evropiane dhe aziatike po përpiqen të shpëtojnë marrëveshjen bërthamore pavarësisht sanksioneve të reja të SHBA kundër Teheranit.

“Nëse ne duam të kemi një Lindje të Mesme të qëndrueshme dhe të begatë, kjo duhet të fillojë me disa kufizime ndaj Iranit”, tha Hook.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albert Çaçi

Ndryshimi i armikut

Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen