MENU
klinika

Kupa e Botës 2026

Mëso historinë Trump, Brazili 5 tituj bote!

11.09.2018 - 17:27

Donald Trump, në një takim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, është tallur me performancën që Brazili bëri në Botëror, pasi u eliminua në çerekfinale nga Belgjika pas humbjes 2-1.

Skuadra nga Amerika Latine vinte si një nga pretendentët kryesorë për të fituar kompeticionin, por në fund përfundoi si shumë skuadra të tjera të mëdha, përfshi Gjermaninë kampione bote në fuqi.

Megjithatë për t’iu përgjigjur deklaratave të Trump për Brazilin, ka qenë trajneri Tite ai i cili i kujtoi historinë Trump. “Përgjigja ime ndaj Donald Trump është që ne kemi 5 Kupa Bote. Ai duhet të mësojë më shumë për historinë”– tha Tite.

donald trump e gianni infantino
donald trump e gianni infantino

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën do të organizojnë Kupën e Botës 2026. Në fakt, Amerika ka zhvilluar një kompeticion të tillë në vitin 1994, që theu rekordin e tifozërisë në stadium.