MENU
klinika

Champions League

Messi dhe Casillas vendosin rekorde të reja

19.09.2018 - 13:03

Rekordet janë bërë për t’u thyer. Nga sezoni në sezon po thyhen rekorde të ndryshme edhe në Champions League. Për të hyrë në histori edhe një herë tjetër, Leo Messit iu deshën vetëm 31 minuta.

Pikërisht në ndeshjes ndaj PSV-së, argjentinasi ka “qëndisur” një goditje dënimi, e paprekshme për portierin, duke nisur “pokerin” katalanas, që hodhi në tapet holandezët. Pastaj erdhi “hat-trick”-u personal i argjentinasit dhe një tjetër rekord i tij u fut në almanakët e futbollit botëror.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shënoi gol në të 14-tën Ligë Kampionesh radhazi, duke mbetur “thatë” vetëm në edicionin e parë të këtij kompeticioni, si pjesë e ekipit të parë të Barcelonës.

messi lionel
messi lionel

Golin e parë e ka shënuar kundër Panathinaikos, në nëntor 2005. Me këtë rekord të ri, Messi arrin një golashënues “race”, siç ishte ish-kapiteni i Real Madrid, Raul. Sfida për Champions-in e ardhshëm tashmë është nisur dhe ndoshta do të parakalojë këdo tjetër me një rekordi të ri.

Sa për “hat-trick”, ai i mbrëmshmi ishte i teti i të gjitha kohërave, duke arkivuar për momentin një të tillë më shumë se rivali, Cristiano Ronaldo, i cili debuton sonte në edicionin e ri të Champions-it me Juventusin, në fushën e Valencias. Në numërimin e golave ​​të përgjithshëm në këtë rast, argjentinasi është në kuotën 103, ndërsa portugezi ka arritur 120.

Ndërkohë, të martën Liga e Kampionëve ka pasur edhe një “shenjë” tjetër, që mban emrin e Iker Casillas. Portieri spanjoll ka përuruar Ligën e Kampionëve të njëzetë ndërmjet shtyllave. Askush nuk e ka arritur më parë këtë. Rekord i Casillas, që përmbledh ndeshje me Real Madrid dhe Porto.

casillas
casillas

Ai ka kaluar në këtë aspekt Ryan Giggs, me 19 Champions të luajtur prej tij. Diçka më i shkëputur është një ish-lojtar i Manchester United, si Scholes. Për Casillas, në natën e rekordit, vetëm një gol i pësuar në sfidën me Schalke, e cila përfundoi 1-1 në tokën gjermane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN