MENU
klinika

Argjentinasi flet për rivalin tij

Messi: Nuk e mendoja se Cristiano Ronaldo…

03.09.2018 - 21:34

Është surprizuar me transferimin, pasi as Lionel Messi nuk e priste largimin e Cristiano Ronaldo-s nga Spanja. Ndoshta i mësuar me pretendimet e vazhdueshme të portugezit, ai mendonte se kjo do të ishte një tjetër verë ku ai do të synonte përmirësimin e kushteve financiare.

Ndaj argjentinasi ka mbetur i çuditur kur Ronaldo bëri gati valixhet dhe u nis për në Torino ku iu bashkua Juventusit.

“Nuk e imagjinoja larg Real Madrid e aq më pak e mendoja se mund të shkonte te Juventusi, pasi u fol për shumë skuadra por pak për bardhezinjtë. E vërteta është se isha shumë i çuditur, por është gjithsesi një skuadër e fortë”, – tha Mesi për “Catalunya Radio”.

Ronaldo dhe Messi
Ronaldo dhe Messi

Ai parashikon që ky transferim do të ndryshojë edhe hierarkinë e klubeve në futbollin europian.

“Pa Cristianon, Real Madrid do të jetë më pak i fortë, ndërsa Juventusi do të bëhet një favorit i qartë për të fituar Ligën e Kampioneve. Ata kishin një skuadër të fortë, tani kanë edhe Cristiano Ronaldo-n”, – ishin fjalët e “Pleshtit” që ka humbur rivalin e tij në La Liga.