MENU
klinika

Detajet

Mësuesit me gjysëm page, priten protesta në Shkodër e Pukë

28.09.2018 - 14:11

Rreth 50 mësues në rrethin e Malësisë se Madhe marrin gjysëm page për shkak se nuk bëjnë orët e plota mësimore.

Reduktimi ka ardhur nga ulja e numrit të nxënësve dhe bashkimi i klasave, por sindikata e arsimit denoncon edhe për parregullsi që lidhen me ndarjen e orëve që u janë bërë mësuesve të caktuar, nga vetë drejtuesit e shkollave.

Një tjetër shqetësim që ngrihet është edhe proporcioni i zhdrejtë që po ndodh vitet e fundit, ku ndonëse numri i nxënësve bie, rritet ai i punësimeve të mësuesve. “Për shkak të veprimeve të papërgjegjshme në zyren arsimore dhe nga emërimet pa kriter, janë mbyllur disa shkollë duke nxjerrë një pjesë të madhe të mësuesve me gjysmë pagash.

Përveçse nuk paguhen, mësuesit që japin mësim në zonat e thella nuk u ofrohet as transporti, që parashikohet në ligj.” thotë drejtuesi i sindikatës së arsimit në Malësine e Madhe.

Ndërkohë Arjan Peraj, drejtuesi i sindikatës së arsimit në Shkoder i bërithirrje mesuesve që të reagojnë për këto padrejtësi:“Bëhët fjalë për një pjesë të mirë të mësuesve që janë prekur nga kjoshkelje e drejtorise rajonale të arsimit. Të gjithë mesuesit e Shkodrës,Malësise se Madhe dhe Pukës të reagojnë.

Të kërkojmë të drejtat tona derinë protesta “Të njëjtat probleme i kanë edhe mësuesit në Shkodër dhe zona të tjera, duke rrezikuar që shumë prej tyre sipas sindikatës të zëvendësohen nga militantë partiak.

Për këtë arsye po planifikohet që të zhvillohen edheprotesta në funksion të mbrojtjes së dinjitetit të mësuesve.

K.Zh

Forcat xheniere në vendin e ngjarjes

Alarm për bombë në burgun e sigurisë së Burrelit

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

Largohen edhe 50 punonjës italianë

Boshatisen qendrat në Shëngjin e Gjadër

"Lejuan personin ‘misterioz’ të largohej, nuk kryen…"

Masakra në Dobraç/ AMP akuzë efektivëve në Shkodër