MENU
klinika

Detajet

Meta takon Albin Kurtin

08.09.2018 - 22:15

Sot presidenti Ilir Meta është takuar  me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin

Ky i fundit ka nisur një vizitë në Shqipëri për të kërkuar përkrahjen e liderëve për ta kundërshtuar idenë e Hashim Thaçit për ndryshim kufijsh.

Dje takoi ish-kryeministrin Berisha, ndërsa sot Kurti ka zgjedhur të drekojë me Presidentin, Ilir Meta në Karpen të Kavajes.

Vetë Presidenti Meta ka publikuar një foto nga takimi në rrjetin social “Facebook”, teksa shkruan “Kënaqësi të takohesha sot me liderin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti në Karpen”.

Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë vizita e Vuçiç në Kosovë. Albin Kurti është takuar sot me kreun e PD, Lulzim Basha.

Gjatë së premtes mbrëma, Kurti ka takuar Sali Berishën, i cili e ka akuzuar Hashim Thaçin se është bërë vegël e Beogradit në temën e ndryshimit të kufijve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN