MENU
klinika

Nuk do të ndërtojë murin për migrantët

Ministri spanjoll refuzon këshillat e Trump

20.09.2018 - 15:44

Ministri i Jashtëm spanjoll Josep Borrell thotë se Presidenti i SHBA Donald Trump sugjeroi që Spanja duhet të ndërtojë një mur nëpër shkretëtirën e Saharas për të frenuar disi emigrantët që vijnë nga Afrika.

Josep Borrell, një ish-President i Parlamentit Europian, nuk u pajtua me këtë strategji.

Zotimi i zotit Trump për të ndërtuar një mur midis SHBA dhe Meksikës ishte një prej premtimeve më të njohura të tij gjatë fushatës. Tani ai po i sugjeron Spanjës të njëjtën zgjidhje.

Borrell tregoi bisedën e tij me presidentin e SHBA në një drekë në Madrid këtë javë, siç ka konfirmuar ministria e jashtme e Spanjës për BBC.

“Kufiri me Saharanë nuk mund të jetë më i madh se kufiri ynë me Meksikën”, I kishte thënë Trump Borell. Kufiri i SHBA-Meksikës është i gjatë 1,194 kilometra (3,145 km). Shkretëtira e Saharës shtrihet për 3.000 kilometra.

Spanja nuk ka sovranitet mbi Saharën, por ajo posedon dy zona të vogla në bregun e Afrikës Veriore, Ceuta dhe Melilla, të ndara nga Maroku dhe ato janë bërë “magnete” për emigrantët afrikanë që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë.

Më shumë se 33,000 emigrantë kanë mbërritur në Spanjë deri tani këtë vit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Kjo shifër përfaqëson 43% të të gjithë të ardhurve të parregullt përmes Mesdheut këtë vit, tha IOM – duke vënë Spanjën përpara Italisë dhe Greqisë, gjithashtu destinacione popullore për emigrantët që vijnë nga deti.

Numri i emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Evropë ka rënë ndjeshëm që nga 2015, kur numri I të ardhurve shkonte pak më shumë se 1 milion.