MENU
klinika

Arsyet

Ministrja Gjonaj nis ‘fshesën’/ 9 largime nga puna

19.09.2018 - 12:49

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nën rolin e koordinatores kombëtare Antikorrupsiuon ka bërë me dije se ka pasur 9 largime nga puna në radhë drejtuesish e nëndrejtuesish të administratës shtetërore në sektore të ndryshme.

Pas verifikimeve të bëra nga Task-Forca Antikorrupsion, ministrja tha se janë rekomanduar 60 masa administrative e 8 kallzime penale.

Taskforca antikorrupsion ka filluar vferifikimin e ankesave të qytarëve. Janë kryer verifikime në drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t në Tiranë e Fier, drejtorinë tatimore Fier, spitalin rajonal Durrës, pikën e AKU pranë portit në Durrës.

Bazuar në raportet e inspektimeve janë rekomanduar 60 masa disiplinore e 8 kallzime penale për drejtues e nëndrejtues të administratës shtetërore. 9 janë larguar nga puna,(tre përgjegjës të ALUZINIT Tirana Rurale), 2 inspektorë të AKU, kryeinspektorin.

Është depozituar kallzim penal për dy inspektorë të pikës së inspektimit të AKU në portin e Durrësit të cilët kanë shpërdoruar detyrën,” tha Gjonaj.

Ministrja gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë qeverinë në këtë mision me ankesat e denoncimet e tyre.

“Lufta ndaj korrupsionit është një prioritetet kryesorë të kësaj qeverie, që është një nga penguesit më të mëdha të zhvillimit ekonomik të këtij vendi.

Njerëzit janë bashkëpunuesit më të rëndësishëm të qeverisë në luftën ndaj korruspionit. Pa bashkëpunimin e tyre nuk mund të bënim gjë në mënyrë kaq efikase,” u shpreh ajo.