MENU
klinika

Deklarata

Ministrja Gjonaj: Rruga drejt BE, pa kthim

28.09.2018 - 13:26

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se Shqipëria ka bërë përparim në reformën në drejtësi.

Nga Brukseli, Gjonaj theksoi se vendimi i qershorit për çeljen e negociatave, do të jetë hap i madh për vendin tonë. Teksa foli në emër të qeverisë shqiptare, Gjonaj tha se rruga e Shqipërisë drejt BE është pa kthim.

Do të përfitojmë edhe nga mbështetja e partnerëve tanë. Deri më sot vettingu në drejtësi ka kthyer besimin e qytetarëve, por ka ngritur edhe ngrehinën e gjyqësorit, duke larguar prokurorë e gjyqtarë të korruptuar. Por çdo pengesë që hasim, na bën më të bindur që rruga që po ndjekim është ajo që duhet. BE për zbatimin e këtyre reformave, na jep kurajo për të vazhduar para për forcimin e të drejtës.

Qëllimi jonë është familja e përbashkët europiane. Procesi i sotëm është vetëm fillimi, në rrugën drejt BE. Në emër të qeverisë shqiptare, shpreh angazhimin për të vijuar me sukses rrugën drejt këtij procesi”, -tha Gjonaj.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!