MENU
klinika

“Gjëra të bukura po vijnë!”

Çfarë po ‘kurdis’ Miriami dhe Albani?

05.09.2018 - 14:13

Çifti i showbiz-it shqiptar, shumë i dashur për publikun, këngëtarët Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë paralajmëruar se gjëra të bukura do të vijnë.

Ata janë prindër të vajzës së vogël Amelia dhe kohët e fundit kanë qenë shumë të fokusuar te jeta e tyre private, duke u kujdesuar edhe për vajzën.


Megjithatë, Miriami dhe Albani tashmë kanë një paralajmërim për gjëra të reja, megjithatë se postimin në “Instagram” të Miriamit nuk është e përcaktuar nëse këto gjëra kanë të bëjnë me jetën e tyre personale apo profesionale. Si do të jetë, ky postim ka ngjallur një kureshtje të madhe të fansat e shumtë të çiftit, të cilët sigurisht që janë të në pritje të projektit të radhës muzikor nga Miriami apo Albani.

Kohë me parë, çifti sollën këngën “Dhurata”, një dedikim për vajzën e tyre Amelia, e cila ishte personazhi kryesor në videoklip.