MENU
klinika

Trajneri i tha se duhet të kishte të dashur

“Miss Milano”, “hajmalia” e Patrick Cutrone-s!

05.09.2018 - 09:32

Uroj të gjejë një të dashur të bukur dhe të qëndrojë në shtëpi gjatë kohës së lirë. Duhet të mendojë si të mbajë regjim dhe të bëjë dashuri

Kështu u shpreh gati një vit më parë trajneri i Milanit Gennaro Gattuso për talentin kuqezi Patrick Cutrone, i cili shpërtheu në atë kohë me Milanin duke u bërë protagonist absolut me golat e tij.

Por teksa ka kaluar një vit nga ajo deklaratë, Milani ka ndryshuar shumë, ku më kryesorja është afrimi në skuadër i Higuain, i cili u mendua se do t’i mbyllte të gjitha hapësirat për talentin kuqezi, duke pasur parasysh përvojën dhe klasin e argjentinasit. Megjithatë nuk ka ndodhur aspak kështu.

Në dy ndeshjet e para të Serie A, Patrick me të vërtetë ka pasur pak minuta në këmbë, por ai është sërish njeriu i momentit te Milani. 20-vjeçari i dha fitoren kuqezinjve në një ndeshje shumë të vështirë të premten e kaluar ndaj Romës në San Siro, me një gol të shënuar në minutat e shtesës.

Një vit pas deklaratës së Gattusos, Cutrone vazhdon të shkëlqejë dhe tashmë ai ka në krah edhe një vajzë dhe jo një të thjeshtë, por Miss Milanon.

Një moment të madh, Cutrone po e kalon dhe jashtë fushe, me sulmuesin kuqezi që duket se ka gjetur shpirtin e tij binjak. Francesca Valenti, “Miss Milano” në vitin e kaluar, është e dashura e re e Cutrone.

Francesca është një “bishë” ku format e saj bombastike të lënë pa fjalë. Gjithashtu, Valenti është edhe një “hajmali” për Cutrone, pasi sa herë shënon ai, ajo është gjithmonë aty.