MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 5

Mjafton Shameti, Kukësi 1 pikë larg kreut

23.09.2018 - 20:45

Ka mjaftuar një gol i kapitenit Shameti dhe Kukësi ka marrë tri pikët e radhës, duke fituar 1-0 ndaj Kamzës, në ndeshjen që është luajtur në “Loro Borici” të Shkodrës, pasi fusha e verilindorëve është në rikonstruksion.

Pas çerek ore lojë ekipet nisin që të jepnin shkëndijat e para në portat kundërshtare. Kukësi ishte më kërkues, teksa kishte një rast ideal për të shënuar me Ethemin.

William ishte mjaft aktiv në fazën sulmuese të Kukësi, duke qenë i kudondodhur, pikërisht braziliani ishte ai që gatoi në një farë mënyre golin e avantazhit. Një gabim në mesfushë i miqve, u shfrytëzua maksimalisht nga Kukësi.

Aksion me një takim nga të besuarit e Cungut, dhe William shërben mjaft mirë në qendër të zonës së Kamzës, ku Shameti me një qetësi si një sulmuese i mirëfilltë shënoi golin që i dha Kukësit avantazhin.

shameti gol on Vidnews.

Nuk u ul aspak ritmi dhe skuadrat ishin mjaft kërkuese. Plaku tentoi që të vendoste ekuilibrin, por Kukësi mbetej sërish i rrezikshëm në daljet para. Në fraksionin e dytë, Kukësi kishte sërish më shumë iniciativë, por dhe Kamza ishte e vendosur mirë dhe provonte që herë pas here të ngacmonte në portën e Frashërit.

Gjithsesi, rastet ishin më të pakta, kjo dhe për faktin se Kukësi diti mjaft mirë që ta menaxhonte rezultatin. Reginaldo kishte shansin për të dyfishuar, por nuk mundi që të mposhte Avdylin, që ishte një nga më të mirët në fushë për skuadrën nga periferia e kryeqytetit.

Kukësi  – Kamza   1-0

Shameti 30′

Kukësi: S. Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Zguro, Ethemi (Çyrbja 84′), Shkodra, Limaj, William (Shpehar 90+2′), Shafik Tigruxha (Dzaria 67′), Reginaldo. Trajner: Armando Cungu.

Kamza: Avdyli, E. Frashëri (Zisi 86′), Teqja, Arrabal, Idrizaj (Rezi 78′), Malaj, Mehmeti, Plaku, Roloviç (Orelesi 67′), Fukui, Martinena. Trajner: Klodian Duro.

 Kartonë të verdhë: Reginaldo 89′, Maliqi 90+2′ /Teqja 78′, Plaku 74′, arrabal 80′

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Erind Burgu, Klajdi Kola

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN