MENU
klinika

Apeli

Mjekët e Shkodrës kërkojnë lirimin e kolegëve

20.09.2018 - 15:49

Hetimi i prokurorisë në spitalin rajonal të Shkodrës, për abuzime me detyrën dhe shkelje të ligjit, për blerje –tenderim, ka çuar në arrestimin e 9 ish-drejtuesve, mjekëve dhe punëtorëve të administratës në këtë institucion.

Një ditë urdhërit të prokurorisë, ka ardhur edhe reagimi i bluzave të bardha të spitalit të Shkodrës të cilët kanë mbrojtur kolegët e tyre.

Komisioni i Spitalit i përbërë nga mjekë, infermierë dhe administrata, i janë drejtuar me një deklaratë publike prokurorisë, Ministrisë së Shendetësisë dhe Urdhrit të Mjekëve ku kërkojnë lirimin e menjëhershem mjekëve pasi Shkodra është në emergjencë mjekësore.

“Kontestojmë masën ekstreme të arrestimit të personelit të spitalit rajonal Shkodër si akt i paprecedent në gjithë historinë e këtij institucioni dhe Shërbimit Shëndetësor në Shqipëri.

Pa u zgjat në arsyet që prokuroria ka pasur për të marrë një akt të tillë, i kërkojmë këtij institucioni të rishikojë masat e marra për faktin se bluzat e bardha të ndaluara përfaqësojnë figura të rëndësishme në sistemin shëndetësor të Shkodrës duke mbuluar shërbime shëndetësore si hemodinamika dhe ndërhyrjet invasive për sëmundje të rënda të zemrës që rrezikojnë jetët e pacientëve si infarkti i zemrës.

mjeket
mjeket

Theksojmë se që sot pacientët e qytetit të Shkodrës dhe të gjithë rajonit të veriut të Shqipërisë janë të pambuluar në shërbimin e hemodinamikës dhe të kardiologjisë. Në kushtet e mungesës së shumë mjekëve specialistë, mungesa e specialistëve të ndaluar është e pazëvendësueshme. Në sistemin tonë të shëndetësisë krejtësisht të vertikalizuar ku asnjë vendim financiar nuk merret pa u konsultuar me institucionin e linjës, e vëmë në dyshim protagonizimin e bluzave të bardha.

Ky fakt i konsultimit me institucionin e Ministrisë theksohet dhe në deklaratën e prokurorisë” thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.

Personeli i spitalit të Shkodrës paralajmëroi përshkallëzim të reagimit të tyre deri në protesta pasi sipas tyre po demtohet dinjiteti i figurës së mjekut, pa arsye.

Masat e sigurisë

1-Arrest burg si dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Perparim Cela (ish-drejtor i spitalit) mjek (caktuar dhe ekzekutuar)

2-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” Dhurata Uruci (shpallur ne kerkim).

3-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Luan Dragusha mjek (caktuar dhe ekzekutuar)

4-Arrest shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Karmen Kaculini farmaciste (caktuar dhe ekzekutuar)

5-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Renato Kepi infermier te hemodinamika (caktuar dhe ekzekutuar)

6-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Edi Smajlaj mjek (shpallur ne kerkim)

7-Arrest ne shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Amanda Matlija (caktuar dhe ekzekutuar)

8-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Juliana Zhuri (caktuar dhe ekzekutuar)

9-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Albana Mehmetaj (caktuar dhe ekzekutuar).

K.ZH

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN