MENU
klinika

Çfarë këshillon psikologia Lira Gjika

Mos kërkoni problemin te fëmija, por te komunikimi prind-mësues!

15.09.2018 - 11:39

Germat dhe numrat, dy shenjat, që njeriu krijoi për të shprehur atë, që mendon, për të ruajtur atë, që di, dhe për të zbuluar, që nga vetja e deri te universi, mësohen në shkollë, pra në fëmijëri .

Gërmat dhe numrat e kanë shpëtuar njeriun nga harresa, që te njeriu krijon gjithmonë panik dhe një ndjesi zhbërjeje.

Kështu, njeriu krijoi dhe ndërtoji shkollën, vendi ku njeriu mëson të organizojë mendimin, ta shprehë atë me fjalë sa më të sakta, si me të shkruar edhe me të folur.

Është detyrë e shkollës, që të ndihmojë njeriun, si t’i përdorë shenjat që ka krijuar për të treguar kush ka qenë dhe ku kërkon të shkojë.

Njeriu po arriti të mësojë të përdorë njërën nga shenjat, pa diskutim, që po ashtu, do të arrijë të mësojë të përdorë edhe tjetrën, nëse nuk ndodh kështu, atëhere ka mësuar përmëndësh. Dhe kur mëson përmëndësh, mbetesh i huaj e i panjohur edhe me vetveten.

Njerëzorja mësohet dhe ky mësim, është detyra kryesore e shkollës dhe e mësuesve. Natyrisht që jo të gjithë nxënësit e arrijnë rezultatin në të njëjtën kohë, por prandaj është mësuesi, që të ulë shkallën e pasigurisë dhe të gjejë mënyrën që ta bëjë të arritshme informacionin, që do të japë mësimi.

Të rritur, mos e kërkoni problemin te fëmija, por te cilësitë komunikative prind mësues, metodat dhe profesionalizmi i shkollës dhe mësuesve.