MENU
klinika

Mashtrimet fiskale në Spanjë

Mourinho pranon 1 vit burg për 3.3 mln euro

04.09.2018 - 11:20

Duket pak e habitshme që një trajner që ka miliona e miliona euro të mos pranojë të paguajë 3.3 milionë euro dhe të bëjë një vit burg, çka do të thoshte edhe rrënim i karrierës.

Këtë e ka pranuar trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, që siç duket, ka arritur kompromisin me burgim një vit për kryerjen e dy krimeve fiskale në Spanjë, sa ishte trajner i Real Madrid, që përmblidhen në mashtrimin me taksat në shumën prej 3.3 milionë euro.

Mësohet se portugezi ka pranuar ta bëjë këtë gjë për të mbyllur çështjen gjyqësore të hapur nga Thesari, njofton gazeta “El Mundo”. Prokuroria dhe Thesari i Shtetit do të konfirmojnë në ditët e ardhshme, në Gjykatën e Udhëzimit nr 4 të “Pozuelo de Alarcón”.

Jose Mourinho
Jose Mourinho

Aty do të zbulohet se palët kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje me “Special One”, në përputhje me të cilën ai pranon fajësinë. Siç njofton “El Mundo”, Mourinho do të pranojë me shkrim se ka fshehur nga Thesari të ardhurat e tij për të drejtat e imazhit, që korrespondon me periudhën mes viteve 2011 dhe 2012.

Mourinho ka rënë dakord, duke ndjekur shembullin e Cristiano Ronaldos për një marrëveshje zgjidhjeje të problemit në fjalë, e cila shmang shkuarjen në gjyq dhe garanton një dënim me burg, që kovertohet me gjobë financiare.

Në total, trajneri, i përfaqësuar nga Jorge Mendes, duhet të paguajë vetëm 669,323 euro në Thesarin Spanjoll. Me këtë pagesë, ai do ta mbyllë plotësisht rastin, pas mbajtjes së seancës, në të cilën do të shpjegohet marrëveshja e përshkruar.