26.09.2018 - 09:24
Disa lagje në qytetin e Elbasanit kanë mbetur në errësirë të plotë. Banorët e lagjes “Skënderbej” dhe disa blloqe banimi përreth saj që nga mesnata e ditës së sotme kanë mbetur pa energji elektrike.
Shkak për këtë është bërë një defekt dhe OSHEE po punon për riparimin e tij. Ndërkohë, banorët kanë shprehur revoltën e tyre, pasi mos-prezenca e energjisë ka shkaktuar probleme.
Ky nuk është rast i izoluar në Elbasan, pasi edhe herë të tjera ka patur probleme në lagje të ndryshme.