MENU
klinika

Rrënjët e antisemitizmit

Muzika, politika dhe antisemitizmi i Wagnerit

20.09.2018 - 13:38

Hitleri nuk është i pari që u përpoq të masivizonte idenë e superioritetit të racës ariane. Në rradhët e falangave të tyre ishte dhe Richard Wagner.

I pari që ka frymëzuar antisemitizmin ka qenë racisti Gobineau (Ese mbi pabarazinë e racave njerëzore). Termi “Antisemitizëm” u krijua në vitin 1879 nga Marr, një agjitator gjerman. Wagner ishte një nga mbështetësit e Gobineau. Anarkist në thelb të formimit të tij, sulmoi pafre organizmin social të kohës, u bë ylli i revolucionit të dështuar të vitit 1848 në Dresden. Për pamfletin socio-revolucionar “Arti dhe revolucioni” u dënua me vdekje.

Ai iku në Zyrih. Papritur ai filloi të gjejë sukses. Me “The Mastersingers of Nuremberg” ai u quajt si një nga kompozitorët më të mirë të vendit dhe nga 1871 u bë përfaqësuesi i politikave kulturore. Nietzche akuzoi Wagnerin për trajtimin e muzikës dhe tingujve si mjete haluçinante. Marx e quajti “muzikant i shtetit” Duke pasur parasysh bindjet ideologjike të muzikantit.

Bazuar tek miti i Nibelungëve ai krijoi në 1874 një klub për të përhapur idealet e Gobineau. Wagner vdiq në 1883, por njerëzit që i kishin besuar vijonin . Wagner ishte autor i shkrimeve të shumta politike, dhe përmes Hard Bayereuther Blatter bën thirrje për “shkatërrimin e hebrenjve.”

Hitleri dhe Wagner nuk u takuan kurrë, por Hitleri ishte një mbështetës i njohur i Wagner për ideologjitë dhe muzikën). Hitleri kur vizitoi varrin e Wagner nuk arriti t’i përmbante dot emocionet.

Wagner ëndërronte gjatë gjithë jetës së tij dhe aktivitetit artistik një revolucion social për Gjermaninë: për reformimin e teatrit dhe kulturës gjermane. Në këtë periudhë revoltat shpërthyen në Evropë. Idealet e Wagnerit bazoheshin në virtytet e lindura të një populli dhe luftonte që të zhbënte skepticizmin nga mendjet e gjermanëve. Ai nuk donte në fakt, që të rrëzonte sistemin apo monarkinë, kërkonte vetëm revolucionin kulturor e mental të popullit të tij.

Në Zvicër, ai publikoi shkrimet e tij: “Arti dhe Revolucioni”, “Arti i së Ardhmes”, “Hebrenjtë në muzikë” dhe “Opera dhe dramma”. Çifutin e shihte si materialist, fakt që frymëzonte instiktin antisemist tek artisti. Kritikonte fort Bach-un, sepse ai frymëzonte muzikën e Mendelssohn, një tjetër artist çifut.

Nga Wagner. “… lumturia ishte bërë realitet, kishte rënë mbi të, sakrifica dhe kënaqësi, me sekretet e saj dridhura, vuajtjet e ethta të shpirtit, (…) ëmbëlsia, madhështia e tingujve që i zunë veshët e lartësot atë mbi të gjuthë … pastaj erdhi fundi. Ndjenja që e kishte pushtuar nga kënga ishte ulëritëse, por edhe e shurdhët. Kishte kuptuar se çfarë dëmi mund të bënte e bukura, mund ta hidhte njeriun në batakun e turpit, në dëshpërim shkatërrimtar, dhe gjithashtu mund të konsumojnë aftësinë për të jetuar mes shoqërisë … ”

Muzika e Wagnerit ishte e rrezikshme, kapluese, shprehje e superioritetit gjerman që po përpiqej të ngrihej i rëndë, që më pas solli tragjedinë që të gjithë e njohim në mes-shekullin e XX-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN