MENU
klinika

Serie A, java 5

Napoli bind në Torino, presion rivalëve

23.09.2018 - 14:34

Napoli ka vërtetuar se humbja ndaj Sampdorias në javën e tretë në shifrat 3-0 ishte thjesht një ditë e keqe dhe rastësi. Sot, të kaltrit kanë fituar bindshëm 3-1 në transfertë ndaj Torinos, duke marrë vendin e dytë në renditje dhe duke u bërë presion rivalëve.

Miqtë kanë zhbllokuar ndeshjen pas vetëm katër minutash lojë me Insigne dhe kanë dyfishuar avantazh në minutën e 20-të me Simone Verdi-n.

Vendasit kanë reaguar në të 51-ën me Belotti, që ka rihapur takimin, por Insigne ka shuar shpresat e “demave” për një barazim në të 59-ën, duke fiksuar shifrat në 3-1.

Kjo ka qenë një ndeshje dhe fitore e veçantë për kapitenin e Napoli-t, Marek Hamsik, i cili ka luajtur sot ndeshjen e tij numër 400 në kampionatin italian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN